Shtohen masat e sigurisë në SHBA, Dhoma e Përfaqësuesve anulon sesionet e sotme

Shtohen masat e sigurisë në SHBA, Dhoma e Përfaqësuesve anulon sesionet e sotme

Shqetësimi dhe frika për një sulm të dytë nga një grup paraushtarak ka bërë që Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit amerikan të anuloi seancën e parashikuar të mbahet ditën e sotme. Kjo pasi policia e Kapitolit paralajmëroi të mërkurën se mund të ketë plane nga një grup paraushtarak për të hyrë me forcë në ndërtesë, një kërcënim që sjell në mendje skena të sulmit të 6 janarit. Dhoma e Përfaqësuesve pritej të debatonte një projektligj për reforma në forcat e rendit.

E enjtja është dita kur mbështetës teorish konspirative të krahut të djathtë thonë se ish-presidenti Trump, i cili u mund në zgjedhjet e 3 nëntorit nga Joe Biden, do të bëjë betimin për një mandat të dytë në detyrë. Departamenti i Drejtësisë ka ngritur akuza ndaj më shumë se 300 personave për pjesëmarrje në sulmin e janarit që la të vrarë pesë vetë, përfshirë një polic të Kapitolit.

"Policia e Kapitolit është në dijeni dhe e përgatitur për çdo kërcënim të mundshëm ndaj anëtarëve të Kongresit dhe vetë ndërtesës.  Policia e Kapitolit tha se po punon me agjencitë lokale, shtetërore dhe federale "për të frenuarçdo kërcënim ndaj Kapitolit. Ne po e marrim seriozisht informacionin e zbulimit", thuhet në deklaratën e policisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Gol dhe asist, Eduard Rroca gjen rrjetën e parë me ekipin e ri

VIDEO/ Gol dhe asist, Eduard Rroca gjen rrjetën e parë me ekipin e ri