Bie versioni i asfiksisë në sauna, shtohen misteret e vdekjes së 4 turistëve rusë në Qerret, u gjetën pa jetë në pishinën dimërore! Prokuroria e Kavajës: S'kanë shenja dhune! Pse policia gënjeu?

Misteri i katër rusëve të vdekur në hotel në Golem tani po thellohet dhe për shkak të gënjeshtrave të policisë. Pasi në komunikatën zyrtare policia e shtetit deklaroi se 4 kufomat u gjetën pa jetë në saunën e hotelit, duke mbështetur hipotezën e vdekjes nga asfiksia, sot prokuroria e Kavajës ka vërtetuar një version totalisht ndryshe, pra që katër turistët rusë u gjendën të vdekur në pishinën dimërore të hotelit. Çfarë fshihet pas versionit të pavërtetë të policisë, që për 48 orë ka dezinformuar jo vetëm median por edhe opinionin publik?

Burime për Report Tv nga grupi hetimor i prokurorisë së Kavajës sqaruan se ata janë gjetur dy në shezlongët e pishinës dimërore, një buzë pishinës me gjysmën e trupit në ujë dhe një afër dhomës së saunës.

Trupat e katër turistëve Natalia Burenkova, 58 vjeç, Sergei Burenkova, 60 vjeç dhe dhëndrit të tyre Nikita Belousov, 37 vjec e vajzës Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe ndodhet në morgun e mjekësisë ligjore në Tiranë.

Aktualisht janë marrë kampionët për analizimin e pranisë në gjak të drogës, alkoolit apo lëndëve helmuese dhe pritet që në fillim javë të dalë ekspertiza paraprake e shkakut të vdekjes.

Mjekësia ligjore do të përcaktojë shkakun e vdekjes dhe orën ndërsa në ambientet ku ata janë gjetur pajetë nuk ka prani të ndonjë sendi të ndaluar apo shenja dhune në trupat e tyre.

Pishina ku ata kanë qëndruar është pishinë dimërore dhe nga ekzaminimet e bëra deri më tani të ujit të saj nuk ka gjurmë të një lënde helmuese.

Pjesë e hetimit me policinë dhe prokurorinë e Kavajës është bërë edhe oficeri i kontaktit në ambasadën së Rusisë, ndërsa pas autopsisë paraprake trupat e katër viktimave do t'i dorëzohen përfaqësuesëve rus për ceremoninë mortore.

Dy çiftet e familjeve ruse ndodheshin në Shqipëri në kuadër të një udhëtimi turistik dhe pak orë para se të ndalonin në hotel 'Gloria' në Qerret dhe të përdornin ambienteve e SPA përfshi edhe pishinën dimërore ata kishin ardhur nga Ohri drejt Shqipërisë.

Pas deklarimeve stafi i hotelit është lënë i lirë ndërsa janë sekuestruat lista e pushuesve të akomoduar në këtë resort prej 1 jave, kamerat e sigurisë dhe mostrat e ujit të pishinës dimërore për të analizuar nqs një faktor i jashtëm i ka marrë jetën atyre.

Ndërkohë që mediat ruse japin të tjera detaje për ngjarjen e rëndë ku thonë se gruaja e moshuar ka qenë e diagnostikuar me kancer dhe se asnjë nga anëtarët e familjes nuk përdor alkool ose drogë.  

Njoftimi i Policisë për ngjarjen më 15 tetor

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:39
Vdekja misterioze e 4 turistëve rus në Qerret, Ambasada Ruse: Presim hetime të plotë nga pala shqiptare

Ministria e Jashtme ruse ka reaguar në lidhje me vdekjen  4 turistëve rus në Qerret, për shkaqe ende të panjohura. Reagimi është publikuar nga Ambasada Ruse në Tiranë, ku thotë se autoritet në Rusi presin hetim të plotë të ngjarjes së rëndë dhe se janë në kontakt të vazhdueshme me agjencitë e zbatimit të ligjit në Shqipëri.

"Për vdekjen e katër shtetasve rusë në Shqipëri. Ambasada Ruse në Shqipëri konfirmon vdekjen e katër shtetasve rusë (Natalia Burenkova, Sergey Burenkov, Ekaterina Burenkaya dhe Nikita Belousov) në një hotel pranë Qerretit. Departamenti Konsullor i Ambasadës është në kontakt të vazhdueshëm me agjencitë e zbatimit të ligjit të vendit që po heton rrethanat e asaj që ndodhi. Ne presim një hetim të plotë nga pala shqiptare për shkaqet e vdekjes së rusëve. Njoftohen të afërmit e të ndjerit. Do të ketë riatdhesim të trupave në atdheun e tyre. Ministria e Jashtme ruse", shkruan Ambasada Ruse në Tiranë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Paul: 18/10/2021 06:45

    Autopsia I zbulon te gjitha. ..POR ajo te behet ne prani te mjekeve rus....

    Përgjigju
  • Iris: 18/10/2021 00:48

    Kjo eshte nje histori tragjike plot me kontradikta.Nga nje ane, kemi te afermit e tyre qe thone se ata nuk jane perdorues alkooli e droge,por nga ana ,tjeter kemi deshmimtare qe thone se i kane pare duke pire gjate gjithe kohes.Vete deklarata e recepsionistes qe i gjeti eshte plot kontradikta dhe po e risjell ketu :<< I thirra disa here,se pijet dhe frutat ishin gati.Pasi nuk mu pergjigj njeri,hyra brenda ne sauna dhe i pashe te katert.Nuk mu pergjigjen.Njeri ishte shtrire ne shezlong,dy ne stol,dhe nje tjeter,ulur me kembet ne pishine.Ishin te asfiksuar.>>Sic e shikoni brenda pak rreshtave,permenden sauna,pishina,shezlong, stola.Kater emra qe s'kane asgje te perbashket,pervec faktit se jane ne te njejtin hotel,si dhe asfiksimi(akoma pa dale ekspertiza e kriminalistikes).Problemin e dyte e shoh me policine.A eshte kjo deklarate e njejte e marre nga policia?Po te jete identike,pavaresisht se cfare do te nxjerrin hetime,tregon mangesite ne marrjen e sakte te deklaratave,mossqarimin e tyre nga policia dhe hetuesia dhe hedh drite dashje pa dashje se perse kriminelet tek ne lirohen kaq shpesh <<per mungese provash>>.

    Përgjigju
  • Besart: 17/10/2021 23:49

    Pse policia genjeu? Policia gjithmon genjen.. bashkepunon me krimin edhe ben ligjin kush do jet ne kryete mafies

    Përgjigju
  • Roja: 17/10/2021 21:54

    Po qe se I ka zene korenti pronari te arrestohet dhe te denohet me 4 milion euro demshperblim dhe mbyllje te biznesitt .dhe te rrafshohet hoteli....

    Përgjigju
    • 136: 18/10/2021 01:25

      Po pse mer burr I lleut keni kaq mllef,pa e njoft pa e dit,un snjof asnjeri Po llogjikisht ska bo gjo me dashje .. ci keni kto zemra kaq te zeza e me fuqi kaq te errta.. mvjen shum keq qe njerzit qe mrrethojn Jan si ty dhe nji nga shkaqet qe jemi nkte gjendje,per hapim urrejtje dhe negativitet,Po harrojm qe aty ne mes tasaj qe shperndajm do jetojm

  • kacija ternapi: 17/10/2021 21:08

    o popull debil po thjesht jane te paditur ne vend te thone SPA thone sauna se si kane perdorur ndonjehere i ngaterrojne si terma o ju rrofte sali berisha ju

    Përgjigju
  • Durresi: 17/10/2021 18:31

    I ka zene korrenti??dhe pronari ka dhen lek me mbulu pisllekun??

    Përgjigju
    • Durresi: 18/10/2021 20:48

      Nq i ka zene korenti,s ka nevoje fare per autopsi

    • Dr_: 18/10/2021 10:38

      Nqs i ka zene korrenti eshte gjeja me e lehte për tu zbuluar nga autopsia..

  • Trnakop Kacija: 17/10/2021 16:09

    Policia ka genjyer sepse nuk deshirojne qe te fajesohen pronaret e hotelit per defektin qe ka pas bazeni ne sistemin elektrik qe ka shkaktuar vdekjen e musafireve ( pra se pari i ka paralizu qarku elektrik e pastaj jane fundosur) - gjera lehtesisht te verifikueshme nga mjekesia ligjore ( obduksioni).

    Përgjigju
  • Sauna s'te asfikson..s'eshte me qymyr as me gaz!: 17/10/2021 15:13

    Po sikur ti kene helmu, apo bie dhe kjo si mundesi.. Kane vdek vete, me te gjitha te mirat Thane nje dite te bukur hajt se po vrasim vehten!!!

    Përgjigju
    • Vali: 17/10/2021 20:16

      Ore idiot kane vdekur kater njerez dhe ti ben shaka. Kafshe pylli. Do zoti ta provosh te familja jote

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Projektligji, kushtet e reja për abortin dhe lindjet invitro

Projektligji, kushtet e reja për abortin dhe lindjet invitro