Shtohen pushuesit në Durrës, operatorët: Fundjava e parë që kemi lëvizje, respektohet distanca 3.5 m mes çadrave (VIDEO)

Plazhi i Durrësit ka nisur të gjallërohet. Kjo është fundjava e parë ku vihet re një numër i shtuar pushuesit. Nga vëzhgimi i Report Tv shihet se më i frekuentuari është plazhi i Currilave.

“Shumë mirë.Gjithë rruga e jona. Asnjë pengesë. As na pyeti njeri. Në kufi shumë në rregull. Gjithmonë kam ardhur me pushime e gjithmonë do të vij”, shprehet një pushues nga Maqedonia e Veriut.

 “Të themi që kjo është fundjava e parë, që po duket se ka filluar lëvizja e njerëzve. Ajo që duhet theksuar në këtë fundjavë është se na kanë ardhur klientë nga Italia, Maqedonia e Veriut se nga Kosova po e po që kanë ardhur ”,  tha një pronar i restorantit.

Eduart Xhepa thotë se janë duke u zbatuar masat anti-covid në bare dhe restorante.

“Distanca është 3.5 m nga çadra në çadër. Restoranti dhe bari , është organizuar puna në tavolina me distanca dhe është llogaritur të përgjysmohet numri i klientëve “, shprehet ai.

Edhe pse ky është parashikuar të jetë një vit i vështirë për turizmin, operatorët turistikë kanë shpresë tek pushuesit vendas dhe turistët nga vendet fqinje dhe hapja e kufijve me Kosovën dhe Maqedoninë duket se po jep rezultatet e para.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Mbështetësi i Belerit pështyu Tavon, ‘shpërthen’ Braçe: Këta horra që mendojnë se kanë imunitet nga Greqia të ndëshkohen me ligj! Cenuan shtetin dhe zyrtarët shqiptare

VIDEO/ Mbështetësi i Belerit pështyu Tavon, ‘shpërthen’ Braçe: Këta horra që mendojnë se kanë imunitet nga Greqia të ndëshkohen me ligj! Cenuan shtetin dhe zyrtarët shqiptare