Shtohen rastet e kancerit të lëkurës, dermatologia për Report Tv: Kujdes! Edhe në dimër, rreziku i njëjtë sa në verë

Dielli është një ndër faktorët që ndikon në shfaqjen e kancerit të lëkurës dhe rrezikon më së tepërmi personat me një numër të shumtë nishanesh. Dermatologia Eva Jorgaqi në QSUT, tha për Report Tv se është rritur numri i personave që janë paraqitur ne repartin e dermatologjisë pas sezonit veror, ku vetëm këtë muaj janë shënuar tre raste me melanomë.

"Numri i pacientëve që vijnë me probleme me kancerin e lëkurës në fund të sezonit është shtuar, në fund të muajit kemi pasur tre raste, por edhe raste me forma të tjera që vijnë në spital".

Kujdesi ndaj nishaneve dhe ndaj diellit nuk duhet vetëm në sezonin veror, por dermatologia rekomandon që të vazhdohet dhe gjatë dimrit. "Gjatë dimrit pjesë e ekspozuara duhet të lyhen me krem dhe duhet të vijojnë kontrollet sipas këshillave të mjekut për personat që kanë një numër të përcaktuar nishanesh".

Përveç diellit ka dhe faktorë të tjerë që ndikojnë tek shfaqja e kancerit të lëkurës, si faktorët gjenetik dhe ato ambiental.  Parfumi një ndër aksesorët e përdorshëm gjatë gjithë vitit, mund të ndikojë si një faktor që rrit rrezikun në shfaqjen e kancerit të lëkurës, ndaj mjekja rekomandon përdorimin në sasi të vogla.

"Parfumi nuk duhet të ekzagjërohet, duhet të përdoret në sasi të vogla. Kur e kalojnë sasinë e duhur krijojnë probleme për lëkurën, mund të krijojë që nga problemet e vogla deri në acarimin e nishaneve" tha ajo.

Përsa i përket djegies së nishaneve, ato duhen bërë vetëm pas ekzaminimit të mjekut dhe rekomandimit të tij. Mjekët rekomandojnë se nëse vërehen ndryshime në nishane, paraqitja sa më shpejt tek dermatologu sjell rezultate pozitive në trajtim.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Dasmë në Big Brother, Heidi dhe Romeo do të martohen

Dasmë në Big Brother, Heidi dhe Romeo do të martohen