Shtohen rojet dhe kamerat e sigurisë pas sulmit të studentëve tek Fakulteti Ekonomik (VIDEO)

Kjo është një nga godinat e përkohshme të Ekonomikut pranë ish-mensës të Qytetit të Studentit ku vetëm pak ditë më parë një grup personash të panjohur sulmuan një grup studentësh të këtij fakulteti.

1573228404_mencaekonimku.jpg

Por menjëherë pas asaj dite Fakulteti i Ekonomisë ka rritur masat e sigurisë në këto godina.

Administratori I këtij fakulteti Ermal Haxhiaj tregon për ReportTV se masat e sigurisë janë shtuar dhe se tashmë studentët nuk kanë pse të ndihen të frikësuar.

“Studentët në fakultetin e ekonomisë duhet të ndjehen të sigurt, për arse se masat e sigurisë sidomos pas incidentit që ka pasur pak ditë më parë janë shtuar. Kemi shtuar masën e sigurisë me nga një punonjës shtesë të sigurisë fizike ndërkohë kemi kontakte dhe marrëdhënie shumë të mira me policinë e shtetit që është në këto ambiente në qytetin e studentit. Të gjitha këto objekte të qytetit studenti , studenti nuk do të hy pa treguar kartën e studentit tek roja i sigurisë fizike që është brenda ambienteve të fakultetit pra në ato ambiente që mbahen nga fakulteti për zhvillimin e mësimit. Në këto kushte siguria e studentëve është e lartë ,është mjaftueshëm, studenti duhet të ndihet i qetë dhe i sigurt kuptohet që ne e kemi rritur sigurinë tonë duke vendosur kamera e sigurisë, duke i montuar pasi akoma si kemi montuar shpresoj që deri më datë 11  ti kemi të gjitha gati, duke ndriçuar të gjithë territorin përreth ku zhvillohet mësimi.”- u shpreh administrator i fakultetit ekonomik Ermal Haxhiaj.

Të pyetur nga ReportTV studentët hezitojnë të përgjigjen përreth kushteve të sigurisë në këtë fakultet ndërkohë disa të tjerë shprehen se nuk ndihen të frikësuar por pranojë se duhen shtuar masat e sigurisë.

“Si vit i parë që jam nuk kam pasur probleme, por me këto që kanë ndodhur nuk i dihet. Por për mendimin tim besoj se dhe një përmirësim në siguri me ato që u dëgjuan nuk do të ishte keq por deri tani nuk është se jam ndier ndonjëherë i rrezikuar. Nuk është se ka ndonjë kusht të madh , por me aq sa ka nuk është se kam ndjerë ndonjë problem të madh për atë.”- u shprehën studentët.

Në ambientet e përkohshme, te auditorët e ish-mensës te Qytetit Studenti është shtuar një punonjës i Administratës së Fakultetit, i cili do të jetë prezent në këto godina prej orës 8 të mëngjesit deri në 8 të mbrëmjes, që studentët të adresojnë problemet.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Ish ministri dhe ish kryebashkiaku i Sarandës Stefan Çipa në SPAK

Ish ministri dhe ish kryebashkiaku i Sarandës Stefan Çipa në SPAK