Shtohet numri i punëtorëve të huaj në Vlorë! 115 të rinj nga India, Bangladeshi dhe Nepali të punësuar në ndërtim, hoteleri turizëm e fasoneri gjatë 2 muajve të fundit

VLORË- Numri i të huajve që punojnë në qarkun e Vlorës është rritur ndjeshëm gjatë sezonit të verës. Në drejtorinë rajonale të punësimit kanë aplikuar një numër i madh personash nga Nepali, Bangladeshi dhe India, ndërsa vetëm gjatë dy muajve të fundit janë pajisur me leje pune një vjeçare, 115 punëtorë të huaj.

"Krahasimisht me vitin e kaluar kemi pasur një rritje të kërkesave për leje pune në zbatim të ligjit për të huaj, i ndryshuar tashmë dhe për faktin se shumë punëdhënës kërkojnë punëtorë të huaj nga shtete të ndryshme nga Nepali, Bangladeshi, India", tha Gjinovefa Xhori specialiste për migracionin dhe marrëdhëniet e punës. 

Ata kanë ardhur në Shqipëri në bazë të kontratave që kanë nënshkruar me sipërmarrësit shqiptar dhe punojnë në sektorët e turizmit, fasonerisë e ndërtimit.

"Kemi numër shumë të madh aplikimesh për leje pune, tani kemi pajisur 115 shtetas të huaj. Subjektet janë në hoteleri turizëm që kërkon shumë punonjës për momentin dhe fasoneritë pasi punëdhënësit pretendojnë se nuk i gjejnë në tregun vendas dhe nuk përputhen kërkesat e punëdhënsve tanë me ofertat e punëdhënse. Edhe ndërtimi ka marrë shumë shtetas të huaj që punojnë", shtoi specialistja.

Mirëpo në Vlorë ka dhe shumë të huaj që janë vetëpunësuar.

"Ndërsa të vetëpunësuarit janë shtetas bjellorus, ukrainas rus, të cilët kanë edhe disa vite të tjera që ushtrojnë punën këtu dhe kryesisht ata paraqiten për ripërtëritje të lejes së punës", theksoi se Xhori.

Një kategori tjetër janë punëtorët nga vendet e BE-së dhe fqinjët Kosova e Maqedonia e Veriut e të cilët në bazë të ligjit paraqesin një vetëdeklarim punësimi.

"Shtetet e BE-së (zona Shengen) dhe Kosova, Maqedonia e Serbia janë të përjashtuar nga leja e punës por pajisen me një vërtetim deklarim punësimi. Të tillë kemi 97 shtetas të punësuar në Vlorë", përfundoi Xhori.

Por pse është rritur kërkesa e të huajve të të gjithë kategorive për të punuar në Vlorë?

"Unë mendoj se është kërkesa e punëdhënësve tanë sepse nuk përçasen me e kërkesat punëmarrësit dhe ky është handikap i mospërputhjes së kërkesës dhe ofertës në tregun tonë, ndaj ata janë të detyruar të kërkojnë fuqi punëtore jashtë vendit", sqaroi Xhori.

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Shkodër, nëna me 3 fëmijët gjenden të pajetë! Peshkatari gjen djalin 4 vjeç të mbytur në lumin Drin! Ndalohet bashkëshorti

E rëndë në Shkodër, nëna me 3 fëmijët gjenden të pajetë! Peshkatari gjen djalin 4 vjeç të mbytur në lumin Drin! Ndalohet bashkëshorti