Pavarësisht goditjes që mori ekonomia e vendit nga pandemia COVID-19, e cila shkaktoi rënie të ardhurave si për buxhetin e shtetit ashtu edhe për familjet shqiptar, çmimet e apartamenteve vijojnë të rriten me ritme të shpejta. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë në vitin 2020 çmimet e shtëpive u rritën mbi 11% krahasuar me vitin 2019.
Shtrenjtimi i banesave është më i dukshëm nga viti 2013 deri më tani, ku banka raporton se rritja është me 48.6%, duke e bërë thuajse të pamundur blerjen e një prone pa kredi. Rreth 60% e pronave për banim dhe e atyre për përdorim tregtar të shitura janë blerë me hua bankare. Rritja e çmimeve nuk është prezente vetëm në kryeqytet, por edhe në zonat bregdetare vlera e pronave ishte dyfish më e lartë se në 2019.
“Për zonat bregdetare, çmimet e pronave të shitura gjatë gjysmës së dytë të vitit ishin rreth dy herë më të larta në krahasim me çmimet e pronave të shitura gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit, ndërsa çmimet në zonat e tjera2 shfaqën ndryshime thuajse të papërfillshme”, thuhet në vrojtim.
Çmimet e larta duket se kanë ndikuar edhe tek ulja e shitjeve me rreth 39%, ndërsa apartamentet janë blerë më shumë nga shtetas që nuk jetojnë në Shqipëri. Sipas vrojtimit 18% e subjekteve të pyetura presin që çmimet do të vijojnë të rriten.
Shkak për këtë shtrenjtim sipas ekspertëve është mungesa e pronave pranë qendrës dhe ato që kanë mbetur janë të kushtueshme, është rritur cilësia e ndërtimeve. Ndikim kanë edhe taksat e pushtetit vendor por edhe zgjatja në kohë e marrjes së lejes së ndërtimit. Zonat më të kushtueshme të Tiranës mbeten ish-blloku, unaza dhe pjesa e qendrës, ku 1 metër katror kapërcen në 3300 euro.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
11%
-
Të gabuar
84%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 2789
Lajme të tjera
-
Veliaj: Të jesh lider i mirë duhet të dish të marrësh vendimet e duhura në momentin e duhur! Falë tyre Tirana është transformuar
17 Prill, 15:35
-
Ktheu lokalin në 'bazë’ për lojëra fati, në kërkim pronari në Kamëz
17 Prill, 13:53
-
Baza e falsifikimit të dokumenteve u zbulua nga përgjimet! Autorët bënin certifikata për tjetërsim prone e zgjerim kufiri
17 Prill, 11:46
-
Në kërkim për ekzekutimin e Briken Sanajt te Kodra e Diellit në Tiranë, autori Vladimir Kola arrestohet në Gjermani
17 Prill, 10:23
-
Pjesë e një grupi kriminal që trafikonte heroinë në Itali, arrestohet 46-vjeçari në Kavajë (EMRI)
17 Prill, 09:33
-
Qendër e re administrimi në Vaqarr, Rama: Hapësirë multifunksionale për të gjitha moshat
16 Prill, 18:11
-
Veliaj me strukturat e PS-së në Kavajë: Sot fillojmë maratonën për zgjedhjet e ardhshme, do fitojmë 5-0! Sulmet non stop ndaj Tiranës, të planifikuara
16 Prill, 17:12
-
Me konkurrentë nga e gjithë bota, Tirana Film Office përzgjidhet në listën e 5 më të mirëve
16 Prill, 14:12
-
Fondacioni italian nga Molise, mbjell ullinj autoktonë nga Termolij në Parkun Europa, Veliaj: Simbol i miqësisë mes dy vendeve tona
16 Prill, 14:05
-
Tiranë/ Zbulohet kompania që shërbente si 'bazë' për falsifikim dokumentesh! 'Klientët' paguanin deri në 5 mijë euro! Gjenden 37 vula false të institucioneve shtetërore, 3 në pranga (VIDEO)
16 Prill, 10:32
-
Zjarri në Urgjencën e QSUT-së, Prokuroria e Tiranës urdhëron riekspertim të shkaqeve, merren në pyetje dhe teknikët
16 Prill, 09:36
-
Qendër e re komunitare në Vaqarr, Veliaj: Investojmë njësoj si në qendër edhe në periferi; Dy hapësira të reja për varreza në Vaqarr dhe Petrelë
15 Prill, 22:24