Shtyhet deri në 31 dhjetor afati për regjistrimin e pronësisë së mjetit/ Gonxhja për Report Tv: Shkak bllokimi i shumë personave jashtë vendit

TIRANË- Përhapja e pandemisë COVID ka penalizuar një sërë projektesh të ndërmarra nga shumë institucione të ndryshme. I tillë është edhe rasti i regjistrimi i ndryshimit të pronësisë së mjetit. proces që kishte nisur në muajin janar dhe që pritej të përfundonte në fillim të muajit mars. por situata e krijuar e ka bërë të pamundur mbylljen e këtij procesi brenda afatit të parashikuar. Report TV ka mësuar se afati i ri se kur duhet të përmbyllet ky proces është 31 dhjetori 2020.

Drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhe, u shpreh për Report TV se ky projekt tashmë është në plan të dytë dhe se pritet të përmbyllet deri më 31 dhjetor 2020.

“Ju e dini që ka persona që në Bari, Itali, Spanjë, Gjermani të cilët edhe të duan nuk kthehen dot dhe i kanë mjetet në Shqipëri. Ne nuk mund ti penalizojmë dot këta për mosardhje për mosparaqitje dhe të tjetër kështu që ne e kemi shtyrë deri në 31.12.2020 përsa i përket penaliteteve të blerësve të cilët nuk kanë kaluar automjetin në emrin e tyre”, tha Gonxhja për Report TV.

Sipas Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor pas përfundimit të afatit fillon aplikimi i masave administrative gjobë për palën blerëse që nuk e paregjistruar mjetin në emrin e tij, dhe masa varion nga 10.000 – 40. 000 lekë. Në rast se mjeti nuk regjistrohet nga blerësi, shitësi rrezikon që të ngarkohen me detyrime të shumta nëse blerësi nuk paguan taksa apo e përdor mjetin për ngjarje kriminale. Por edhe blerësi rrezikon pasi për këtë makinë mund të jetë dhënë ndonjë urdhër ndalimi pas aktit të shitjes-blerjes.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Hapet gropë në mes të aksit rrugor Lezhë-Milot

FOTO/ Hapet gropë në mes të aksit rrugor Lezhë-Milot