Shtyhet për të tretën herë seanca për inceneratorin e Fierit, shkak u bë mosnjoftimi i disa të pandehurve

Shtyhet për të tretën herë seanca për inceneratorin e Fierit, shkak u bë mosnjoftimi i disa të pandehurve

Inceneratori i Fierit

Seanca paraprake për inceneratorin e Fierit është shtyrë për të tretën herë. Seanca e radhës do të mbahet më 15 shkurt në orën 09:00.

Gjykata ka konstatuar se i pandehuri në kërkim Giusepe Cifalone nuk është njoftuar në formën e kërkuar nga ligji, ndaj është vendosur shtyrja e seancës. 

Për inceneratorin  e Fierit u paguan 4 milionë euro për punë që nuk u kryen asnjëherë, ndërsa 60 milionë lekë është dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit në skemën e mashtrimit. Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK firmosi 11 urdhër-arreste, për inceneratorin e Fierit, 10 arrest në burg dhe 1 në arrest shtëpie. 

Në marsin e vitit të shkuar në lidhje me këtë çështje u vendosën arrest me burg ish-Ministri i Mjedisit Lefter Koka dhe ish sekretari i Përgjithshëm i kësaj ministrie, Alqi Bllako.

 

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale