Shtyhet përsëri vendimi për Zani Caushin, avokati: Nëse ka përllogaritje të saktë ai përmbush afatin për lirim me kusht (VIDEO)

Shtyhet përsëri vendimi për përllogaritjen e viteve të burgut për Myrteza Caushin (Zani).

Avokati i tij ka deklaruar se seancën tjetër do të shihen të gjitha vendimet penale që janë për Caushin që më pas të bëhet një përllogaritje e saktë.

Nëse ka përllogaritje të saktë ai përmbush afatin për lirim me kusht siç deklaroi avokati.

"Në seancën e sotme Gjykata vendosi që i la si detyrë IEVP që të sjellë seancën tjetër të gjithë dosjen me të gjitha aktet e Caushit. Do kemi një ide në lidhje me dosjen e Caushit dhe të gjitha aktet që ndodhen aty. Do kemi një panoramë shumë të pastër të mënyrave si janë marrë vendimt e ekzekutimeve penale. Këto 2 ekzekutime janë bërë në një mënyrë të caktuar. Kemi një parim të përgjithshëm dhe liria e njeriut është një nga parimet kryesore.

Në momentin që një person ka probleme me ekzekutimin e dënimit. Kemi vetëm dy vendime gjyqësore dënimi. Është shpejt për të folur për lirimin por e rendësishme është përcaktohet saktë koha e vuajtjes së dënimit. Skemi të përcaktuar juridikisht kohën që ka vuajtur. I kemi kërkuar gjykatës të përllogaritet saktë e gjithë koha të vuajtjes së dënimit të Caushit  që në 27, 7, 1997. Nëse kjo përllogaritje është e saktë  i bie që ai ka vujatur 31 vite e 1 muaj burg dhe në mënyrë taksative e ka përmbushur afatin për lirimin me kusht, mund ti drejtohet çfarëdolloj gjykate për lirim me kusht", tha avokati.


Lajmi kryesor:

Vitet e burgut/ Shtyhet vendimi për Zani Caushin, avokati: Nëse ka përllogaritje të saktë ai përmbush afatin për lirim me kusht


  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mijëra njerëz protestojnë kundër ligjit për “agjentët e huaj” në Gjeorgji

Mijëra njerëz protestojnë kundër ligjit për “agjentët e huaj” në Gjeorgji