Shkarkimi i Arben Malajt nga Banka e Shqipërisë/ Ruçi: Në kuvend pas debatit në komisione

TIRANË- Shkarkimi i Arben Malajt nga posti në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë do duhet të kalojë në disa faza para se të vijë në Kuvendin e Shqipërisë. Kjo çështje ishte parashikuar në rendin e ditës së Kuvendit por u hoq vetëm pak para nisjes së seancës. Siç njoftoi kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi procedurat për shkarkimin e Malajt do duhet të nisin përmes Këshillit të Ministrave për t'i lënë vend nisjes së procedurave të tjera sipas rregullores së Kuvendit, komisionet dhe mandej seanca e Kuvendit.

"Lidhur me këtë çështje njoftoj nismëtarët dhe kuvendin se kërkesa nga ana ime i është përcjellë Këshillit të Ministrave për kompetencë, pasi në zbatim të nenit 47/1 të ligjit për BSH Këshilli i Ministrave është ai që nis procedurën dhe nëse ai e nis vihen në lëvizje procedurat e tjera sipas rregullores së Kuvendit, komisionet dhe mandej seanca e Kuvendit." u shpreh Ruci.

Partia Socialiste kërkon  shkarkimin e Arben Malajt si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës të Shqipërisë me argumentin se ka shkelur kodin e etikës në daljen e tij publike. 

Deputetët e Partisë Socialiste kanë mbledhur 28 firma, me anë të të cilave kërkojnë që Arben Malaj të lirohet nga posti i tij.

Në letrën e firmosur nga 28 deputetët socialistë thuhet se Malaj ka kryer shkelje etike në daljet publike duke bërë deklarata politike, gjë të cilën nuk ia lejon posti i tij e Bankës së Shqipërisë. Edhe institucioni i Bankës së Shqipërisë përmes një reagimi publik pohoi shkeljen e pretenduar nga socialistët.

Banka e Shqipërisë theksoi se në përcaktimin e parimeve bazë të sjelljes së anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës, Kodi i Etikës sanksionon detyrimin e tyre për të qenë të ndërgjegjshëm për rëndësinë e detyrave dhe të përgjegjësive të tyre, pasi përfaqësojnë organin më të lartë vendimmarrës dhe mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Ora 12:42
Shtyhet për në 'vjeshtë' shkarkimi i Aben Malajt
  • //Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:

      Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



    ×

    Lajmi i fundit

    Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

    Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës