Teksa pritej shqyrtimi i fatit të gjyqtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci, KPA ka shtyrë për nesër seancën. Shtyrjen e kërkoi vetë Daci. Kujtojmë se me kërkesë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, KPA ka nisur procedimin disiplinor për ish-anëtarin e KPA Luan Daci.
Luan Daci, edhe pse ka një vendim të drejtësisë shqiptare që e ka dënuar dhe një vendim të KPA që e ka pezulluar ish-gjyqtarin Luan Daci ka shkuar në punë duke i sfiduar këto vendime. Daci ka shkuar me makinën e punës, e cila paguhet edhe nga taksapaguesve.
Ndërkohë që më parë SPAK i ka dërguar për ekzekutim vendimin e gjykatës edhe Kolegjit të Posaçëm të Apelimit i cili duhet të zëvendësoj Dacin nëpërmjet listët së anëtarëve zëvendësues. Ai u dënua me 6 muaj burg konvertuar në një vit shërbim prove dhe kushtin që mos ushtrojë funksione publike. Hetimet e SPAK bindën gjykatën e posaçme kundër krimit e korrupsionit dhe Apelin e GJKKO të dënojë Luan Dacin me akuzën e falsifikimit të dokumenteve për të fituar postin e anëtarit të KPA.
Luan Daci u dënua fillimisht në seancën e zhvilluar më 1 dhjetor me 6 muaj burg, dënim i cili i konvertohet në 12 muaj shërbim prove. SPAK kishte kërkuar 1 vit burg.
Sipas SPAK dhe GJKKO, gjyqtari Luan Daci ka falsifikuar dokumentacionin në momentin që aplikoi për t'u bërë pjesë e trupës së KPA-së. Në dokumentacionin e paraqitur në atë kohë nga gjyqtari i KPA ai fshehu faktin se kur ishte gjyqtar në gjykatën e Tiranës në 1997, KLD-ja me propozim të ministrit të Drejtësisë e shkarkoi nga detyra për shkelje të ligjit dhe paaftësi.
K.T./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.6%
-
Jo
27.7%
-
Nuk e di
3.7%
Vota total: 813
Lajme të tjera
-
‘Prokuroria, gjykatat ishin të korruptuara’, Ngjela: SPAK arritje e madhe! Meta sulmon Dumanin se kërkon mbrojtje publike, ka humbur ekuilibrin
23 Prill, 19:49
-
Avokat Beqiri: Berisha po lobon për të hequr arrestin, pazaret bëhen në Milano! Në dispozicion 1 miliardë dollarë! I përfshirë edhe Meta
23 Prill, 18:27
-
Sulmet ndaj SPAK, avokat Beqiri: Meta në hall të madh, po i shtrëngohet laku! Do të shpëtojë miliardat, kreu i PL-së pronar i kompleksit në Velipojë
23 Prill, 18:00
-
Sali Berisha theu arrestin, avokat Beqiri: Shkelje e pastër e ligjit, SPAK duhet ta çonte në burg, pse nuk veproi?
23 Prill, 17:48
-
Meta sulmon sërish Dumanin: S'i druhem arrestimit nga një prokuror që s’di të thotë dy fjalë! Jam i lodhur nga takimet me ndërkombëtarët
23 Prill, 16:35
-
Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron e pasurive mbi 400 mijë euro të Gëzim Çelës dhe të afërmve të tij
23 Prill, 15:43
-
Konflikti me Dumanin, Vokshi në 'Studio Live': Meta ka pësuar traumë! SPAK duhet inkurajuar
22 Prill, 17:16
-
Ambasadori i BE-së: Mbështesim institucionet e reja të drejtësisë! Puna e tyre, çelësi për çrrënjosjen e korrupsionit
22 Prill, 16:36
-
VIDEO/ Ish deputeti dhe ish këshilltari i Metës, Ralf Gjoni mbi 3 orë në SPAK: Dëshmova për kohën kur mbaja poste shtetërore
22 Prill, 13:45
-
Çfarëdo që fillon me tërbim, përfundon me turp
22 Prill, 11:34
-
Koncesioni i sterilizimit, pasi GJKKO i dha të drejtë të marrë dosjen pa pagesë, Beqaj në SPAK me hard disk në dorë
22 Prill, 08:58
-
Meta sulmon sërish Dumanin: Kap laraska, unë jam burrë! I kërkoj falje vetëm nëse ‘foli’ sozia e tij! Reagimet e ambasadave? Buburreci kërkoi ndihmë
21 Prill, 14:02