Shtyhet sërish gjyqi ndaj Arbër Çekajt /ARSYEJA

Shtyhet sërish gjyqi ndaj Arbër Çekajt /ARSYEJA

TIRANE - Shtyhet seanca gjyqësore për Arbër Çekajn, të akuzuarin kryesor për trafikun e 614 kg kokainë nga Kolumbia në Shqipëri që u këpna nga policia shqiptare në një magazinë në Maminas pasi hynë në vendin tonë përmes portit të Durrësit.

Shkak për moszhvillimin e seancës gjyqësore është mosarritja e letërporosisë për marrjen dijeni të pronarit të "Arbi Garden" për nisjen e procesit gjyqësor në vendin tonë, i cili po mbahet në burg në Dyseldorf (Gjermani). Nisur nga kjo situatë, trupi gjykues vendosi që seanca e radhës të zhvillohet në 30 shtator.

Në sallë sot në seancë mungonte dhe avokati i tij Maks Haxhia.

Çekaj po qëndron në burg në Gjermani, pasi u arrestua nga policia për pritjen e 614 kg kokainë në Portin e Durrësit. Droga ishte fshehur në kontenierë me banane të kompanisë së tij.  Çekaj përdorte emrin e kompanisë së tij të importit të frutave për të fshehur transportin e drogës.

Ai u arratis nga Shqipëria ndërsa në shkurt të 2018, ai kap në flagrancë nga policia gjermane. 3 javë më parë, autoritetet gjermane pranuan kërkesën e Shqipërisë për ekstradimin e 39-vjeçarit, ndërsa avokatët kanë apeluar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Dyseldorfit.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet