Zoran Zaev: Pas shtyrjes së negociatave na mungojnë fondet nga BE! Ngrin marrëveshja me Greqinë për emrin

GREQI- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev thotë se pas refuzimit të hapjes së negociatave nga BE, Marrëveshja e Prespës me Greqinë do të futet në krizë. Në një intervistë për për seksionin grek “Euronews”, Kryeministri maqedonas tha se disa pjesë të Marrëveshjes së Prespës varen nga hapja e negociatave, pasi do të duhet të akordohen fonde nga Bashkimi Europian.

“Maqedonia e Veriut nuk pret anëtarësimin e menjëhershëm në BE, por një përgjigje pozitive do të ishte nxitje për dy vendet ballkanike, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, që të vazhdonin në rrugën e duhur”, tha kryeministri Zaev. 

Sipas Zaev, pas refuzimit të hapjes së negociatave, disa dispozita të zbatimit të Marrëveshjes së Prespës janë në rrezik.

“Ka një lidhje mes zbatimit të marrëveshjes dhe fondeve në rastin e hapjes së negociatave. Lidhja ekziston sepse miqtë tanë grekë kanë pranuar që të bënim marrëveshjen e Prespës për shkak të së ardhmes që Maqedonia e Veriut ka në Bashkimin Europian. Por, në këto kushte, Marrëveshja nuk mund të realizohet. Një pjesë e saj do të pezullohet sepse nuk mund të implementohet. Ndoshta ne do të përpiqemi të shkojmë përpara në disa kapituj por gjërat janë të ndërlidhura pasi procesi i zbatimit të kapitujve nënkupton zgjerimin e sovranitetit tonë për të hyrë në Bashkimin Evropian",  u shpreh Kryeministri i Maqedonisë së Veriut.

Zaev tha gjithashtu se perspektiva për Maqedoninë e Veriut, për Shqipërinë dhe gjithë Ballkanin Perëndimor, është perspektiva europiane, në të kundërt rajoni do të përballet me zhvillime të pakëndshme.

Marrëveshjen e Prespës në qershor të vitit të kaluar në pjesën greke të Prespës e nënshkruan qeveritë e Maqedonisë dhe Greqisë, sipas të cilës Republika e Maqedonisë e ndryshon emrin e saj në Republika e Maqedonisë së Veriut. Ndryshimi i emrit zgjidh problemin me Greqinë, që daton që nga shpallja e pavarësisë së Maqedonisë nga ish-Jugosllavia në vitin 1991.

Më 11 janar të këtij viti, Kuvendi i Maqedonisë me shumicë prej dy të tretave miratoi ndryshimet kushtetuese të cilat dalin nga Marrëveshja e Prespës, më pas më 25 janar me shumicë të thjeshtë marrëveshja u ratifikua edhe në Parlamentin grek.

Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) e Maqedonisë më 9 shkurt njofoti se pas përmbushjes së të gjitha kushteve juridike për hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Prespës, Qeveria e Republikës së Maqedonisë, do ta shpallë në Gazetën Zyrtare datën e hyrjes në fuqi të amandamenteve kushtetuese dhe ligjin kushtetues.

“Më pas, Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Greqia do të dorëzojnë një letër të përbashkët deri te sekretari i përgjithshëm i OKB-së, me të cilën e informojnë Antonio Guteresh për datën e hyrjes në fuqi të marrëveshjes përfundimtare, me çka i jepet fund kontestit disa dekadësh bilateral mes dy vendeve”.

Pas kësaj, njoftoi MPJ “Republika e Maqedonisë së Veriut në mënyrë adekuate i informon :Sekretariatin e OKB-së, vendet anëtare, vendet vëzhguese të OKB-së, si dhe organizatat tjera ndërkombëtare ku është anëtare, për ndryshimet e bëra”.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë