Shtyrja e qirave/ Pedagogia qiradhënëse: Shumë pak përfitojnë se tregu është informal! Të jepet bonus

TIRANË-Pak ditë më parë qeveria vendosi të pezullojë pagesën e qirave për 3 kategori të prekura nga situata e krijuar nga COVID-19, dhe detyrimi të paguhej pasi 31 majit. Për qiradhënësit vendimi është pozitiv vetëm në aspektin social. Qiradhënësja Vebina Resuli thotë se zgjidhje në këtë aspekt do të ishte dhënia e një bonus qiraje për të prekurit duke u bazuar në çmimin e referencës. Në rast se një individ, biznes apo student paguan qira 50 mijë lekë në muaj, ndërkohë që në kontratë e ka 25 mijë lekë, sipas Resulit shtetit që marrë përsipër pagimin e 25 mijë lekëshit.

“Nga aspekti social mendoj se është i drejtë por ka ndërhyrë në një çështje që është mes dy palëve, ata mund të kenë kontrata formale dhe joformale dhe nuk është se ka dhënë zgjidhje specifike të problemit. Një zgjidhje e mirë strukturuar dhe e mirë menduar duhet të ishte dhënia e një bonus qiraje në bazë në çmimeve të referencës, por ndoshta zoti Rama nuk e ka këtë luks pasi nuk ja ofron mundësinë buxheti i shtetit. Për shembull, çmimi i referencës në “Myslym Shyri” mund të jetë 20 mijë lekë, 30 mijë lekë apo 50 mijë lekë për dyqanet, por ne e dimë shumë mirë që dyqanet janë 1000 apo 1500 euro. Të paktën t’ju hiqte një borxh të tillë këtyre kategorive, që të përballojnë krizën”, shprehet Resuli.

Resuli jep shembullin e qiramarrësve të saj të cilët kanë vendosur të paguajnë normalisht pasi nuk duan të ngarkohen me detyrime të prapambetura.

“Është biznes i mesëm, nuk kam pasur probleme të tilla se nuk ja kam kërkuar pasi nuk e dija nëse ata punonin apo jo por vetë atyre iu është dukur i çuditshëm si vendim sepse iu akumulon borxhin deri në maj dhe nuk kanë dashur ta zbatojnë Ka përfshirë disa kategori që përfitojnë studentët, individët që kanë mbetur pa punë, bizneset e vogla por nuk i ka dhënë zgjidhje problemit të tyre, pasi është thënë që në fund të majit individët janë të detyruar ti paguajnë qiratë por këta individë do jenë në gjendje ti paguajnë këta qira. Ky është problemi më i madh”, tha Resuli.

Qiradhënësja njëkohësisht edhe pedagoge shprehet se nga vendimi do të jenë të paktë ata që do të përfitojnë pasi tregu është tërësisht informal. Tregu është totalisht informal. Në përgjithësi  edhe kontratat noteriale mund të bëhen me çmimin e referencës dhe jo atë real të dhënies së qirasë. Pezullimi i pagesës së qirasë me dy muaj është për individët që kanë humbur punën si pasojë e masave kundër përhapjes së COVID-19, për bizneset e vogla me xhiro deri në 14 milionë lekë që janë mbyllur me vendim qeverie edhe për studentët.

Intervista e Plotë për qiratë
Pak ditë më parë doli një vendim ku shtyhen qiratë për dy muaj për ato kategori që janë të prekura nga situata e krijuar nga COVID-19, si ju duket ky vendim duke qenë se jeni edhe qiradhënëse?

 -Nga aspekti social mendoj se është i drejtë por ka ndërhyrë në një çështje që është mes dy palëve, ata mund të kenë kontrata formale dhe joformale dhe nuk është se ka dhënë zgjidhje specifike të problemit. Ka përfshirë disa kategori që përfitojnë studentët, individët që kanë mbetur pa punë, bizneset e vogla por nuk i ka dhënë zgjidhje problemit të tyre, pasi është thënë që në fund të majit individët janë të detyruar ti paguajnë qiratë por këta individë do jenë në gjendje ti paguajnë këta qira. Ky është problemi më i madh. Një zgjidhje e mirë strukturuar dhe e mirë menduar duhet të ishte dhënia e një bonus qiraje në bazë në çmimeve të referencës, por ndoshta zoti Rama nuk e ka këtë luks pasi nuk ja ofron mundësinë buxheti i shtetit.

Duke qenë se jeni edhe qiradhënëse, jeni përballur me këtë vendim, po e vini në zbatim apo nuk jeni të prekur?

-Kam një marrëdhënie shumë të gjatë me personin që kam objektin me qira. Është biznes i mesëm, nuk kam pasur probleme të tilla se nuk ja kam kërkuar pasi nuk e dija nëse ata punonin apo jo por vetë atyre iu është dukur i çuditshëm si vendim sepse iu akumulon borxhin deri në maj dhe nuk kanë dashur ta zbatojnë.

Mendoni se qiradhënësit do ta vënë në zbatim këtë vendim duke qenë se ju paguani edhe tatim për ato të ardhura që merrni?

-Po, shumica do të vazhdojnë të paguajnë tatim pavarësisht që qiranë nuk do e marrin. Prandaj thashë që duhet të ishte një strategji e mirë menduar, që të shtyheshin taksat, tatimet, dhe në momentin që shtyhet qiraja duhet të shtyheshin edhe të gjitha procedurat e tjera të këtij vendimi. Një nga gjërat që duhej bërë është shtyrja e pagesës për dritat dhe ujin, dhe kur të ktheheshin në ambientin e punës ti paguanin.

Mendoni se paralajmërimi për t'i ndëshkuar ata që nuk e respektojnë këtë vendim do të jap rezultat pozitiv apo do të jetë më shumë ajo marrëdhënia njerëzore mes qiradhënësit dhe qiramarrësit?

-Ai këtë ka dashur të ndalojë sepse ata që kanë pasur një marrëdhënie të mirë mes palëve nuk mendoj se do të përbënte ndonjë problem, por për ata persona që mund ta kenë me ngutje marrjen e qirasë. Shumicat e ankesave mesa kam parë kanë qenë nga studentët, nuk mund të hyjë në marrëdhëniet mes palëve pasi ka nga ato raste që ato individ që japin me qira jetojnë me atë qira, dhe ky është një ngërç që do të sjell pasoja sociale afatgjata midis palëve mund të kemi edhe problematika të tilla, që në maj qiradhënësi mund ti kërkojë që të largohet nga ambientet e tyre nëse nuk kanë qiranë. Domethënë është një ngërç, që zoti Rama ka hyrë pa i dhënë një zgjidhje konkrete.

Kur flasim për çmimet e referencës që ta kemi më të qartë, si mund ta shpjegojmë më saktë?

-Në përgjithësi kontratat bëhen me çmimin real ose të referencës, dhe ky çmim i referencës është subjekt i marrjes së taksave. Por meqë shumica e bizneseve mund të kenë qira shumë më të madhe se çmimi referencës, të paktën minimalisht shtetit të kontribuonte në atë sa është çmimi i referencës. Për shembull, çmimi i referencës në “Myslym Shyri” mund të jetë 20 mijë lekë, 30 mijë lekë apo 50 mijë lekë për dyqanet, por ne e dimë shumë mirë që dyqanet janë 1000 apo 1500 euro. Të paktën t’ju hiqte një borxh të tillë këtyre kategorive, që të përballojnë krizën.

Një problem tjetër është edhe kontrata pasi është e shkruar në vendim se vetëm ata që kanë një dokument që janë në marrëdhënie kontraktore do të përfitojnë. Sa formal është tregu i dhënies me qira?

-Tregu është totalisht informal. Pavarësisht se kemi kontrata formale kemi edhe kontrata joformale që janë të bëra nga Agjencitë, kontrata joformale bëhen me çmim real. Në përgjithësi  edhe kontratat noteriale mund të bëhen me çmimin e referencës dhe jo atë real të dhënies së qirasë.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 06/04/2020 16:25

    O profesore, nese ti je individ dhe jo biznes, atehere nuk e paguan tatimin ne burim ekstra nga xhepi, sepse tatimi ne burim duhet ta paguaje qiramarresi per llogarine tende. Nese qiramarresi e paguan tatimin ne burim, ti nuk humbet gje, te pakten fiton shteti. Nese je biznes atehere ti e paguan fitimin nga qiraja ne fund te vitit te ardhshem kur deklaron tatimin ne fitim.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen