Shuhet çdo pikëpyetje për Arenën Kombëtare, Shqipëri-Francë inauguron stadiumin

Tashmë nuk ka më asnjë pikëpyetje, ndeshja e fundit kualifikuese e Grupit H në eliminatoret e Europianit Shqipëri-Francë do të luhet në stadiumin Arena Kombëtare. Ka qenë UEFA ajo e cila e ka zyrtarizuar këtë fakt duke zbuluar emrin e stadiumit në sajtin e saj, një detaj që mungonte prej ditësh në krahasim me sfidat e tjera.

Vetëm të dielën stadiumi kreu edhe ndeshjen testuese ku në tapetin e gjelbër shkelën vajzat e Vllaznisë dhe të Apolonisë. Këtë sfidë e ndoqën nga afër edhe dy inspektorë të UEFA të cilët sot kanë dorëzuar raportin sigurisht me një përshtypje të mirë.

Gjithsesi për ta quajtur të përfunduar duhet të priten edhe disa ditë, pasi pavarësisht se është dhënë ‘ok’ inspektorët e UEFA-s kanë lënë edhe disa detyra, të cilat duhet të përmbushën deri të mërkurën. Këto detyra kishin të bënin me rregullimin e ambienteve kryesisht jashtë stadiumit, pasi për pjesën brenda inspektorët ishin kryesisht të kënaqur.

Më konkretisht bëhej fjalë për skelat dhe pjesën e sheshit para stadiumit.

Përsa i takon ndeshjes me Francën ajo do të luhet ditën e dielë në orën 20:30. Për këtë takim, ndryshe nga sfida me Andorën ka patur një interest ë jashtëzakonshëm për bileta. Tani në dyqanin e FSHF-së ata kanë mbarur dhe biletë mund të tërheqin vetëm ata që kanë bërë kërkesë online.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

BE: Themelimi i Asociacionit çështje urgjente, Kosova dhe Serbia do kenë pasoja nëse nuk zbatojnë marrëveshjet

BE: Themelimi i Asociacionit çështje urgjente, Kosova dhe Serbia do kenë pasoja nëse nuk zbatojnë marrëveshjet