'Shuhet' miqësia mes Nitës dhe Diolës? Ish-banorja e BBV2 zbulon si qëndron e vërteta

'Shuhet' miqësia mes Nitës dhe Diolës? Ish-banorja e BBV2 zbulon si qëndron e vërteta

Ish-banorja e BBV2, Diola Dosti ka folur në lidhje me miqësinë që krijoi me banoren tjetër Nita Latifi dhe për zërat se shoqëria e tyre është prishur.

Ajo tha se të dyja janë shumë të angazhuara dhe se nuk janë takuar. Diola u shpreh më tej se “banorët duhet të qetësojnë gjakrat mes tyre” pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

“Nuk jemi takuar, nuk kemi folur më me njëra-tjetrën. Edhe ajo ka angazhimet e veta, unë kam më shumë angazhime se jam nënë e tre fëmijëve. Bëra dhe një status para ca kohësh se më kishin përfolur dhe thashë për mua tashmë “Big Brother” ka mbaruar, tashmë për mua ka vetëm biznes Brother”. Tani vazhdoj vetëm pjesën e punës. Ne i jemi falenderues produksionit të Top Channel, ka qenë një trampolinë për të gjithë ne. Por është e mira të qetësojmë gjakrat”, tha Diola për “Breaking”.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ulsi Manja: Politikë riintegruese për të dënuarit e të paraburgosurit

Ulsi Manja: Politikë riintegruese për të dënuarit e të paraburgosurit