Shuhet në moshën 90-vjeçare 'Mbreti i Tangos' Rudolf Stambolla (VIDEO)

Këngëtari i tangos edhe dashurisë Rudolf Stambolla është shuar në moshën 90-vjeçare. I lindur në Tiranë edhe i rritur në Shkodër, fillesat e tij i pati me këngën satirike të Pjetër Gacit, “Kënga e Salepit”.

Ka qenë pjesë e grupit të parë shqiptar të muzikës së lehtë, “Havajana”. Ndërsa, me ritmet e tangos ka incizuar një nga këngët më të bukura shqiptare, “Kur gjethet bien në vjeshtë”.

Karriera aktive e Stambollës që nisi më 1946, por nuk zgjati shumë. Në vitin 1963 mori pjesë në edicionin e dytë të Festivalit të Radio Televizionit Publik Shqiptar me këngën “Për dashurinë do këndoja”, duke heq dorë më pas përfundimisht nga muzika për të vijuar punën, si teknik për centralet telefonike në Uzinën e Post Telegraf Telefonave.

Ka bashkëpunuar me kompozitorët: Abdulla Grimci, Vath Çangu, Tasim Hoshafi.

Ndonëse karriera e tij muzikore mbaroi herët, regjistrimet e 35 këngëve, si: “Një natë në det”, “Flutur” (në duet me Anita Taken), “A të kujtohet”, “Përsëri ke me u afru”, “Këndo kitara ime”, do të bëjnë që pasuria që Stambolla ka lënë pas të trashëgohet brez pas brezi.

Rudolf Stambolla

M.Q./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Adriano Dedaj: 06/03/2021 20:10

    I paperseritshem kanget e tij te qetsojne shpirtin.Kjoft i parajses.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kryetarja e OSBE takon Metën, nuk e kursen për sulmet ndaj SPAK: Gjyqësori nuk merr urdhra nga askush

Kryetarja e OSBE takon Metën, nuk e kursen për sulmet ndaj SPAK: Gjyqësori nuk merr urdhra nga askush