Shuhet në Paris në moshën 82-vjeçare mjeshtri i madh i artit, Ilia Terpini

Shuhet në Paris në moshën 82-vjeçare mjeshtri i madh i artit, Ilia Terpini

Ilia Terpini

Ndahet nga jeta në Paris në moshën 82-vjeçare mjeshtri i madh i artit, Ilia Terpini. Lajmin e trishtë e ka dhënë përmes një statusi në Facebook, bashkëpunëtori i tij Kujtim Gjonaj. Kineasti i mirënjohur është një nga personazhet e rëndësishëm të historisë se kamerës e fotografisë shqiptare. Kujtim Gjonaj thotë se Ilia kishte shkuar në Paris për një kontroll rutinë, ndërsa atje u shua. Disa nga filmat e njohur që ka xhiruar Ilia Terpini janë; ‘Dimri i fundit’, ‘Balle për balle’, ‘I teti ne bronz’, ‘Mësonjëtorja’ etj.

SOT MU LARGUA NJE MIK I MIRE!

Një telefonatë nga Zhani Terpini, djali i mikut tim gati gjysëm shekullor Ilia Terpini më kumtoi lajmin e keq dhe të hidhur...Ilia na la...Kishte shkuar në Paris për një kontroll rutinë dhe Parisi i artit dhe kulturës, e mori në gjirin e tij artistin e madh. Sot, atje në qytetin e ëndrrave artistike, pushoi së rrahuri zemra e një njeriu të madh, e një miku të mirë, e një bashkëpunëtori dhe kolegu të aftë, e një artisti të shquar, që zor se mund ti afrohet përkushtimit të tij ndonjë kineast tjetër. U shua Ilia Tërpini, njeriu që ia përkushtoi tërë jetën deri në sekondat e fundit, artit më të ri, por nga më të dashurit, artit filmik. Kinemaja shqiptare humbi një ndër artistët e saj më të shquar, familja njeriun e dashur, ne miqtë dhe kolegët e tij njeriun e apasionuar dhe të pa përtuar. Lamtumirë miku dhe bashkëpunëtori im afërt Ilia, dashuria jote për artin, ishte aq e madhe, sa dhe shpirti të fluturoi në qiell mbi qytetin e madh të artit. Paris!

Statusi në Facebook i Kujtim Gjonajt

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Naimi: 13/07/2018 16:57

    U prefsh ne paqe o ikona e fotografise dhe e kameras shqiptare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Fredi Belerit

Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Fredi Belerit