Shuma marramendëse që mori Elvana Gjata gjatë përformancës në Shkup

Shuma marramendëse që mori Elvana Gjata gjatë përformancës në Shkup

Elvana Gjata

“Tingujt e Çarshisë” është një  manifestim për promovimin e vlerave të artistëve të rinj në vend, e cila sivjet organizon edicionin e 13-të.

 Drejtoresha e Qendrës Informative Kulturore në Shkup, Sermine Purrini thotë se gjysma e buxhetit do të shkojë për artistët që do të përformojnë.

Shpenzimet e tjera, sipas saj, janë për skenografi dhe organizime artistike gjatë 3 ditë,  skena e madhe,  zërimi, ndriçimi, të cilat kushtojnë shumë.

Buxheti i këtij manifestimi është 3,65 milionë denarë nga paratë publike.

Sipas informatave zyrtare që siguroi Alsat, çmimi i katër këngëtarëve më të paguar janë:

 Elvana Gjata – 11 mijë euro

Dafina Zeqiri – 4 mijë euro

Lum Berisha – 2.500 euro

Ylli Limani – 2.500 euro

Nga ana tjetër disa nga këngëtarët dhe artistët e rinj që marrin pjesë në këtë manifestim paguhen vetëm 100 euro.

Ministria e Kulturës ka ndarë fondin prej 500 mijë denarë për ‘Tingujt e Çarshisë’.

Në vitin e 13-të “Tingujt e Çarshisë” po mbahet në Shkup nga 16 – 18 shtator me pjesëmarrjen e artistëve vendas dhe të huaj në fushën e letërsisë, filmit, artit figurativ, folklorit, muzikës klasike dhe popullore.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Sot jepen dy biletat e para të gjysmëfinaleve, titullarët e Barcelona - PSG dhe Dortmund - Atl. Madrid

Champions League/ Sot jepen dy biletat e para të gjysmëfinaleve, titullarët e Barcelona - PSG dhe Dortmund - Atl. Madrid