Shumica e shqiptarëve nuk e duan as ndryshimin, as të renë

Shumica e shqiptarëve nuk e duan as ndryshimin, as të renë

Provoni të shkruani kundër PS-PD-LSI dhe ta shikoni sa armiq do bëni. Shqiptarëve më mirë shaji babën por jo kryetarin e partisë!

Ne e dashurojmë të vjetrën. Lëvizim ngadalë. Ndryshojmë me vonesë.

Të fundit u çliruam nga pushtuesit.

Të fundit krijuam shtetin tonë.

Të fundit fituam pavarsinë.

Të fundit ndryshuam sistemin politik.

Të fundit po integrohemi.

Të fundit që s’po bashkohemi.

Mos shani kot as Ramën, as Berishën, as Metën.

Shumica e popullit i do shumë këta.

Ata janë produkt i mentalitetit shoqëror.

Kot ankoheni nga politikanët. Ata janë kopja e 2 milion votuesve.

A ka komb në botë që shet votën për një mbushje karte Telefoni (1000 lekë)?

Jo jo as varfëria Afrikane nuk shitet kaq lirë.

Thjesht shumica e shqiptarve, ju pëlqen kjo Shqipëri

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • VjollcaDervishi: 02/08/2020 17:37

    PS

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit

SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit