Shërohet nëna e vajzës shqiptare që pranoi për herë të parë publikisht se ishte me COVID-19

Shërohet nëna e vajzës shqiptare që pranoi për herë të parë publikisht se ishte me COVID-19

TIRANË - Mes të shëruarve me COVID-19 është edhe nëna e vajzës që për herë të parë doli publikisht duke pranuar se ishte infektuar me koronavirus.

"Sot dua t'ju qetësoj pak duke ju treguar që mami testoi negative dhe doli tashmë nga spitali. Mirënjohje pa fund për çdo mjek/e, infermier/e e madje dhe sanitaret e spitalit infektiv që janë në linjën e parë të rrezikut këtë periudhë. Mirënjohje për të gjithë ata që këto ditë janë në shërbim të publikut dhe nuk qëndrojnë dot në shtëpi. Mirënjohje dhe për ata që qëndruan në shtëpi duke u kujdesur për veten dhe të tjerët", shkruan vajza, video mesazhi i së cilës u publikua ditë më parë në profilin zyrtar të kryeministrit Edi Rama.

video-mesazh ajo thoshte se do duhet të qëndrojë në shtëpi, pasi nuk ishte në gjendje të rëndë me simptoma klinike të COVID-19, përveç kollës së thatë, ndërsa shprehej se ishte nën merakun e vazhdueshëm për familjen e saj në spital. Ajo thoshte se nuk e dinte nga janë infektuar me koronavirus, pasi nuk kanë pasur historik udhëtimi me Italinë dhe as kontakte me persona të ndryshëm, ndaj thirrja e saj shkonte për të gjithë qytetarët që të qëndrojnë të sigurt në shtëpi.


Lajmi kryesor:

Shërohet pas 20 ditësh pacienti me COVID-19: Mirënjohje dhe falenderim për kujdesin nga stafi mjekësor


G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 28/03/2020 23:56

    Te shkuara, u befte mire edhe vajza.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Raketat ruse godasin një infrastrukturë në Odessa

Raketat ruse godasin një infrastrukturë në Odessa