Pensionistët dhe prindërit me fëmijë! Rama zbulon rregullat e reja për liridaljen e bizneset në fundjavë: Ndalohen makinat private

Pensionistët dhe prindërit me fëmijë! Rama zbulon rregullat e reja për liridaljen e bizneset në fundjavë: Ndalohen makinat private

TIRANE-Fundjava që po vjen do të ketë në fuqi rregulla të reja për karantinën, por edhe tregjet, furrat e bukës dhe lëvizjen me makina. Nga rregulli i ri përfitojnë pensionistët, të cilët nuk do të dalin më vetëm të shtunën deri në 11:00 sikur ka qenë në dy javët e fundit, por të dyja ditët e fundjavës deri në orën 10:00 paradite.

Gjatë kohës që pensionistët do të lejohet që të dalin, të gjithë të tjerët do të jenë brenda. Ndërkohë që nga ora 11:00 deri në 17:30 në fundjavë, prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç do të lejohen të dalin lirisht, kur pensionistët të jenë rikthyer brenda. 

Që do të thotë se përveç nënave u jepet leje për të dalë të dy prindërve dhe jo më me fëmijë deri në 10-vjeç, por 14 dhe të dyja ditët. Në dy javët e fundit ishin lejuar që të dilnin vetëm nënat me fëmijët deri në 10-vjeç vetëm të dielën, por tashmë fasha është zgjeruar.

Por cfarë do të ndodhë me bizneset? Të shtunën, shkruan kryeministri Edi Rama do të qëndrojnë hapur vetëm ushqimoret dhe farmacitë deri në orën 17.30, pra tregjet dhe furrat e bukës do të jenë mbyllur nga e premtja në 17:30. E diela do të jetë mbyllur për të gjitha bizneset. Gjithashtu në fundjavë, të shtunë dhe të diel do të ndalohet kategorikisht qarkullimi i automjeteve private.

"Të shtunën 2 maj dhe të dielën 3 maj, pensionistët do të lejohen të dalin lirisht deri në orën 10.00. Të gjithë të tjerët në shtëpi brenda kësaj fashe orare. Të shtunën 2 maj dhe të dielën 3 maj, prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç do të lejohen të dalin lirisht nga ora 11.00 deri në orën 17.30.

Të shtunën 2 maj do të qëndrojnë hapur vetëm ushqimoret dhe farmacitë deri në orën 17.30. Të dielën të gjitha mbyllur. Gjatë të shtunës 2 maj dhe të dielës 3 maj do të ndalohet kategorikisht qarkullimi i automjeteve private.

Kujdes! Nga sjellja e duhur në distancimin social dhe zbatimi i rregullit bazë të mosgrumbullimit jashtë qelizës familjare gjatë fashës orare të lëvizjes këtë fundjavë, varet ecuria e mëtejshme pozitive e kësaj lufte deri këtu të zhvilluar shkëlqyeshëm, po edhe vendimmarrja jonë për më tej" shkruan Rama.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • UNE: 08/05/2020 14:03

    A ka ndonje faqe zyrtare ku dalin "Ndalesat" jemi te pa informuar fare. Nuk e dim kur te dalim kur te mos dalim , vetem shohim qe sot te fusin edhe brenda nga 3 deri ne 8 vjete.

    Përgjigju
  • ardian: 02/05/2020 19:36

    jan ber furrat e bukes si kafene te gjith duke shit kafe kurse ne qe kemi bar kafe na ke bllokuar

    Përgjigju
  • Lona: 01/05/2020 13:26

    Un mendova qe kete fundja te nxjerr 3 femijet, po pa makine e kam te pa mujtur, sepse jetoj ne lagje periferike. Keshtuqe eshte si te mos dalim per ne. Po ashtu edhe per vjeherren qe nuk mund te ec, e ka te pa mujtur te dalin pa makin, po e ka shum te nevojshme te dalin. Per disa persona nuk ka vler kjo liri

    Përgjigju
    • gerald: 01/05/2020 19:15

      po dil o Lona akoma merresh me karantina dil mos pyet njeri fare. respekt

  • Gentian Kobellari: 30/04/2020 21:47

    Pse sme takon mua asnje ndime as ndima ekonomike apo qe skam ship apo skam pune a po kam nje biciklete dhe sperfitokam asgje

    Përgjigju
  • T.Q.R.: 30/04/2020 20:32

    Po makinat private kur do i hapesh se po vdesin njerezit ne shtepi...s'ka sesi te shkojne ne spital...

    Përgjigju
  • Edo: 30/04/2020 20:00

    Ndaje mendjen se na e shpife. Po e ben si puzle. Hap dyqan ,mbyll furra, Hap farmaci. Muhabete leshi, le nam, ja shpife te gjitheve

    Përgjigju
  • Eali: 30/04/2020 19:20

    O vllai ndaje menjen do dalim per Pune apo Jo disneaet e tjera furgonat e furnizimeve po' e boni si gjeagjeze

    Përgjigju
  • shqipo: 30/04/2020 15:55

    Rregulla nonsens. Si gjithmone ne ja fusim kot. Shiko boten se ca ben...

    Përgjigju
    • Qelberia: 30/04/2020 18:50

      Se kuptoni qe jane thjesht kaprocot e ketit kryeqelbesires qe shpik lloj lloj marifetesh per te manipuluar popullin e strapacuar e varferuar ne skamje. Ky ndrysire ndoshta ka pasuri e katandi po jeten e ka te ndyre si vetja dhe sine ardhmja.

    • Populli: 30/04/2020 18:30

      Kjo esht padrejtesi..ne jemi shqiponja dhe duhet te jemi te lire

    • Shqiptar: 30/04/2020 18:09

      Ke te drejte, se me gjithe ate kulture europiane qe kemi, duhej te ishim me lire ;)

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

BE: Themelimi i Asociacionit çështje urgjente, Kosova dhe Serbia do kenë pasoja nëse nuk zbatojnë marrëveshjet

BE: Themelimi i Asociacionit çështje urgjente, Kosova dhe Serbia do kenë pasoja nëse nuk zbatojnë marrëveshjet