Si duhet të trajtohen të moshuarit 
 me sëmundjen e Alzheimerit

Si duhet të trajtohen të moshuarit <br /> me sëmundjen e Alzheimerit
Alzheimeri e njohur ndryshe si “sëmundja e familjes” po shtohet më ritme të shpejta. Në botë ka  47.5 milion njerëz me demencë dhe 7.7 milionë raste të reja çdo vit. Demenca është një nga arsyet kryesore të paaftësisë dhe nevojës për kujdes tek të moshuarit.

Alzheimer është forma më e përhapur ndër demencat, duke u shoqëruar me simptoma të tilla si humbja e kujtesës, si dhe aftësive të tjera intelektuale, në mënyrë aq të dukshme sa që kjo ndërhyn në jetën e përditshme të individit. Të sëmurët me Alzheimer përbëjnë 60-80% të rasteve me demencë.

Çdo 68 sekonda në botë, një njeri sëmuret ose zhvillon simptoma të Alzheimeri. Sëmundja e Alzheimerit është quajtur shpesh sëmundje e familjes, për shkak të stresit kronik që shkakton ndjekja e një personi të dashur i cili përkeqësohet vazhdimisht. Këshilla më e mirë është të vizitohen rregullisht tek mjeku. Pavarësisht se është një sëmundje e pashërueshme, ndaj personave që kanë këtë sëmundje duhet treguar një kujdes i veccantë.

Sëmundja
Alzheimer nuk është pjesë normale e moshimit, kjo megjithë rrezikun e shtuar me kalimin e moshës dhe nga fakti që shumica e personave me Alzheimer janë 65 vjeç e lart. Por Alzheimer nuk është një sëmundje e moshës së madhe. Mbi 5% e personave me këtë sëmundjes kanë një fillim të hershëm të Alzheimer (gjithashtu i njohur si fillimi i hershëm) i cili zakonisht shfaqet në të 40-at ose të 50-tat. Alzheimer përkeqësohet me kalimin e kohës.

Kjo është një sëmundje progresive, ku simptomat e demencës gradualisht përkeqësohen me kalimin e viteve. Në stadet e saj të para, humbja e kujtesës është e butë, por në stadet e mëvonshme të sëmundjes, individi e humb aftësinë për të qëndruar në një bisedë apo të reagojë ndaj mjedisit.

Personat e diagnostikuar me Alzheimer jetojnë mesatarisht tetë vjet pasi simptomat bëhen të dukshme për të tjerët, por jetëgjatësia pas diagnostikimit me këtë sëmundje shkon nga 4 në 20 vjet, gjë që varet edhe nga kushtet e tjera shëndetësore.

Akoma nuk ekziston një kurë për sëmundjen e Alzheimer por vetëm trajtime për simptomat. Kërkimet për këtë vazhdojnë. Megjithëse trajtimet aktuale nuk e shërojnë Alzheimerin, apo nuk e ndalojnë dot progresin e kësaj sëmundje, ato mund të ngadalësojnë përkohësisht përkeqësimin e simptomave të demencës dhe të përmirësojnë cilësinë e jetës për personat me Alzheimer dhe familjarët e tyre.

Ditët e sotme po bëhen përpjekje në të gjithë botën në mënyrë që të gjendjet një trajtim i përshtatshëm për sëmundjen, për të shtyrë shfaqjen e saj dhe për të parandaluar zhvillimin e saj.

Simptomat e para të sëmundjes
 
Humbja e kujtesës
Vendosja e gjërave gabimisht
Tregimi i historive të njëjta, bërja e pyetjeve të njëjta
Probleme në realizimin e detyrave familjare
Paaftësi për të ndjekur udhëzimet
Humbje e motivimit ose iniciativës
Ndryshimet e papritura nga gëzimi në pikëllim
Ç’orientimi dhe hutimi
Sjellja e çuditshme
Humbje e orarit normal të gjumit
 
Sa rrezikohemi nga kanceri, ja 15 faktet
 
Shumë lloje të kancerit kanë një shans të lartë për shërim nëse zbulohen herët dhe trajtohen në mënyrë profesionale. Në nivelin e individit, komunitetit dhe në nivelin qeveritar, mund të bëhet shumë për të shfrytëzuar, mobilizuar dhe për të nxitur zgjidhje dhe ndryshime pozitive.

Fakte kryesore
-Kanceri është një sëmundje që nuk njeh kufij dhe ka, ose do të ketë, ndikim te të gjithë ne, gjatë jetës sonë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose tërthorazi.
-Veprimet e ndërmarra nga çdo person, organizatë dhe qeveri do të reduktojnë barrën e kancerit dhe vdekjet e parakohshme nga sëmundjet jo të transmetueshme deri në 25% deri në vitin 2025.

-Kanceri është ndër shkaqet kryesore të vdekjeve në mbarë botën, duke shkaktuar 8.2 milionë vdekje në vit.
-Epidemia globale e kancerit është e pamatshme dhe ka tendencë të rritet.

- Ajo është parashikuar të rritet në 19.3 milionë raste në vitin 2025, krahasuar me 14.1 milionë në vitin 2012.
-Epidemia globale e kancerit është e pamatshme dhe ka tendencë të rritet.

-Ajo është parashikuar të rritet në 19.3 milionë raste në vitin 2025, krahasuar me 14.1 milionë në vitin 2012.
- Numri i rasteve të reja pritet të rritet me rreth 70% gjatë dy dekadave të ardhshme.

-Më shumë se një e treta e këtyre vdekjeve janë të parandalueshme dhe, nëse zbulohen mjaft herët, shumë kancere janë të shërueshme.
- Shkaqet më të shpeshta të vdekjes nga kanceri janë kanceri i mushkërive, i mëlçisë, stomakut, kolorektumit, gjirit dhe kanceri ezofagial.

- Ndër burrat, kanceret më të zakonshme të diagnostikuara në vitin 2012 ishin kanceret e mushkërive, prostatës, kolorektumit, stomakut dhe kanceri i mëlçisë.
-Ndër gratë kanceret më të zakonshme të diagnostikuara në vitin 2012 ishin kanceret e gjirit, kolorektumit, mushkërive, qafës së mitrës dhe kanceri në stomak.

-Rreth 30% e vdekjeve nga kanceri janë për shkak të pesë faktorëve të rrezikut të sjelljes dhe të ushqyerjes si mbipesha dhe obeziteti, konsumi i pakët i frutave dhe perimeve, mungesa e aktivitetit fizik, si dhe përdorimi i duhanit dhe alkoolit.

*Shkrimi u botua ne gazeten (print) Shqiptarja.com

-Përdorimi i duhanit është faktori më i rëndësishëm i rrezikut për shkaktimin e kancerit me rreth 20% të vdekjeve globale nga kanceri dhe rreth 70% të vdekjeve globale të kancerit të mushkërive.

-Kanceri i shkaktuar nga infeksione virale të tilla si virusi i hepatit B e C (HBV / HCV) dhe virusi i papilomës njerëzore (HPV) janë përgjegjës për rreth 20% të vdekjeve nga kanceri në vendet me të ardhura të ulëta dhe mesatare.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 12 Shtator 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Basha akuzon se ka aleancë PS-Rithemelimi kundër SPAK, e besoni?



×

Lajmi i fundit

Donald Trump në gjyqin e parë penal ndaj një ish Presidenti

Donald Trump në gjyqin e parë penal ndaj një ish Presidenti