Goditja e Berishës/ Ilir Meta në Report Tv: Shteti mafioz tentoi përshkallëzimin e dhunës, opozita e evitoi! Rama porositi atentatin, ne jetën e japim votën s'e falim

Për Kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Metën më 6 dhjetor kishte një ‘atentat’ të organizuar ndaj Sali Berishës. I ftuar në Report Tv, Meta tha se ka qenë kreu i qeverisë Edi Rama që porositi atentatin ndaj Berishës përmes një 'aksioni të mirëorganizuar'.

Meta e konsideroi një provokim nga shteti mafias për të përshkallëzuar dhunën që opozita e evitoi. Sipas tij ky ishte një skenar i lexueshëm dhe tashmë i dështuar. Sa i përket 31-vjeçarit Gert Shehu, kryetari i Partisë së Lirisë e cilësoi si të mirëtrajnuar dhe të infiltruar.

“Të gjitha të dhënat dhe investigimi i deritanishëm që është bërë për të gjitha rrethanat tregojnë qartë se ishte një akt i mirëorganizuar. Kishte një prapavijë të qartë shtetërore, qeveritare, politike, mediatike etj”, tha Meta, duke e konsideruar goditjen ndaj Berishës si aktin më të rëndë që ka ndodhur ndal pluralizmit politik në këto 32 vite. I mirëtrajnuar për një akt dhe një veprim të tillë. Ishte i infiltruar në ekipet e mediat që dilnin para drejtuesve të opozitës. Gjithçka ishte e mirëorganizuar”, tha kryetari i Partisë së Lirisë.

Në emisionin ‘Kontrast’ me Denis Mingën dhe Lorenc Vangjelin, Meta u ndal edhe në protestën e organizuar më 6 dhjetor, ditën kur u mbajt samiti BE-Ballkani Perëndimor. Meta tha se ishte një protestë paqësore që përçoi vetëm zërin e qytetarëve kundër këtij regjimi.

Analisti Vangjeli pati edhe një koment mbi heshtjen e Ilir Metës sa i takon kohës që ende nuk kishte bërë të qartë nëse do të merrte pjesë apo jo në protestë. Vangjeli tha se Meta ka pasur dilema, ndërsa sipas tij në një farë mënyre ishte i detyruar të shkonte në protestë për të mos prishur marrëdhëniet me Berishën në këtë fazë. Por , për kreun e Partisë së Lirisë opozita është në harmoni të plotë dhe nuk ka ndarje.

Sa i takon zgjedhjeve vendore, Meta u shpreh i bindur se opozita do të fitojë bindshëm. Por çfarë do të ndodhë më tej, nëse opozita fiton zgjedhjet parlamentare 2021? Kush do të vendoset kryeministër, Sali Berisha non grata, apo do të krijohet një mundësi për Ilir Metën? Kreu i Partisë së Lirisë, la të hapur çdo mundësi, duke thënë se do pranonte çdo lloj pozicioni.

Sipas Metës, kryeministri Edi Rama rrëzohet vetëm me protesta.  ‘Jetën e japim, votën se falim’. Ky ishte mesazhi që Meta përdori në Report Tv duke ‘cituar’ Sali Berishën. Ai tha se mbrojtja e votës është e vetmja mënyrë për të mundur Ramën dhe kjo është detyra e opozitës.

Ish kryeministri Sali Berisha gjatë protestës së 6 dhjetorit të cilën e kishte parashikuar prej ditësh, u godit me grusht në fytyrë nga Gert Shehu, 31 vjeç i cili vuante me problemet të shëndetit mendor. 

Gjithsesi, pavarësisht se ditën e djeshme, politika u bë 'bashkë' pavarësisht ndasive dhe dënoi njëzëri sulmin ndaj Berishës, kreu i foltoreve, bëri fajtor Edi Ramën. Ky version, u pa edhe nga pjesëtarë të Rithemelimit dhe një pjesë të Partisë Demokratike. 

Ndërkohë pavarësisht paraqitjes së dokumentit nga ana e mjekut Sadik Lala, ku shfaqej se 31 vjeçari, Gert Shehu vuante nga një “Çrregullim psikotik i papërcaktuar”, Rithemelimi këmbëngul se 31 vjeçari është oficer i policisë kriminale dhe është urdhëruar për të goditur ish kryeministrin.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:44
Primaret/ Kë mbështeti Këlliçin apo Alimehmetin? Përgjigjet Ilir Meta

 

Ilir Meta thotë se nuk ka pasur asnjë preferencë të veçantë për kandidatët e primarve në Bashkinë e Tiranës. I ftuar në Report Tv, Meta tha se kjo çështje i takonte Partisë Demokratike.

Meta u shpreh i bindur se opozita do t’i fitojë zgjedhjet, ndërsa theksoi se do të marrin edhe Bashkinë e Tiranës.

“Nuk kam patur asnjë preferencë të veçantë. I takonte vetë PD ta zgjidhte. Mendoj që kjo gjë është vendosur prej tyre dhe kjo zgjidhje që është bërë mes Këlliçit dhe Alimehmetit, tregon se përveçse primareve kemi një frymë të re, një frymë ekipi që do vijë në drejtimin e bashkisë së Tiranës. Nëse PL do jetë partia e dytë dhe vendimtare, nëse do jetë Partia Agrare do ta ketë ajo. Partia e dytë brenda koalicionit, e rëndësishme është që Tirana po ecën drejt në ndryshimi të pandalshëm. Me një ekip që do rikthejë normalitetin në drejtimin e bashkisë.

Strategjia e PL është e qartë, synon rivendosjen e demokracisë të shtetit të  së drejtës, kjo është arsyeje përse në marrëveshjen me PD e kemi vënë të angazhimi për referendumit, që është çështje madhore për PL. Për ne parësore është rivendosja e llogaridhënies, në nivel vendor dhe kombëtar. Nuk është nëse morëm ne një bashki më shumë apo një më pak.

Në Durrës, Elbasan opozita ka super kandidatë që do bashkojnë të gjithë qytetarët që duan të dëgjohen dhe që duan të jenë pjesë e qeverisjes dhe bashkive të tyre”, tha Meta në Report Tv.

Ora 19:30
Nëse fitojnë zgjedhjet Meta apo Berisha non grata kryeministër? Kreu i PL: Unë pranoj çdo lloj pozicioni

 

Çfarë do të ndodhë nëse opozita fiton zgjedhjet parlamentare në 2025? Kush do të vendoset kryeministër, Sali Berisha non grata, apo do të krijohet një mundësi për Ilir Metën?. I ftuar në Report Tv në emisionin ‘Konstrat’, Meta tha se do të pranonte çdo lloj pozicioni.

“Këto janë histori që nuk kanë asnjë rëndësi për momentin? Për momentin? Po edhe në të ardhme nuk janë çështje kaq të rëndësishme. Për Ilir Metën ka një mision instalimi i referendumeve në Shqipëri siç e ka vendosur vetë populli shqiptar në kushtetutë dhe rivendosja e llogaridhënies në këtë vend në çdo nivel. Se ku do jetë ilir meta në të ardhmen, e kam thënë që në tre dekadat e ardhme do jem aktiv në politikë dhe nuk përjashtoj asnjë lloj pozicioni përveç atij të presidentit për mandatin e dytë se nuk mund të ndodhë në 20 vitet e ardhshme. Këto janë çështje që i vendos demokracia, i vendos vota. Nuk është kjo çështja kryesore që më intereson më shumë mua në jetën politike”, tha Meta.

Ora 19:01
Meta: Berisha e dha sot mesazhin e rëndësishëm që ‘jetën e japim, votën se falim’! Rama do ikë me zgjedhje dhe protesta

 

 ‘Jetën e japim, votën se falim’. Ky ishte mesazhi që Ilir Meta e përdori në Report Tv duke ‘cituar’ Sali Berishën. Ai tha se mbrojtja e votës është e vetmja mënyrë për të mundur Ramën dhe kjo është detyra e opozitës.

“Çdo protestë ka të veçantën e saj. Edi Rama do të iki me zgjedhje dhe protesta. Me protesta dhe zgjidhje. Berisha dha sot një mesazh të rëndësishëm ‘jetën e japim, votën se falim’. Baza e çdo të keqe në Shqipëri është deformimi i votës së lirë. Ndaj beteja për mbrojtjen e votës është vendimtare. Ai përpiqet të imponohet në mënyrë të dhunshme dhe arbitrare. Është detyrë e opozitës t’i përdorë të gjitha format e aksionit politik për t’i mbrojtur shqiptarët nga një armik i votës së lirë. Ai do të ikë përmes zgjedhjeve dhe protestave. Do të ikë si Millosheviçi, me protesta dhe me zgjedhje. Me ngjarjen që ndodhi më 6 dhjetor nuk besoj se ka ndokush ndonjë iluzion që bëhet fjalë për një njeri që mund të bëjuë veprime patriotike apo në të mirë të vendit”, vijoi Meta.

Ora 18:43
Sulmi me grusht ndaj Berishës, Meta në Report Tv: Rama porositi atentatin mafioz

 

Njëjtë si Sali Berisha edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se sulmi me grusht në protestë ndaj ish-kryeministrit është porositur nga kreu i qeverisë Edi Rama.

"Nuk ka patur ide për të krijuar probleme nga opozita. Qeveria ka qenë e vetmja që i ka fryrë idesë së konflikteve, provokimeve. Opozita ka vepruar në mënyrën më paqësore, demokratike. Kështu veproi përgjatë manifestimit. S’kishte qëllim për të krijuar tension të panevojshme, kur Tirana ishte vend i mikpritjes së një samiti. Shqetësimet që ngritëm i kishim në raport me qeverinë tonë. Qëndrim ndaj një vendi që prodhon qytetarë për gomonet e La Manshit. Është një inskenim mafioz, që ngarkon me përgjegjësi Edi Ramën që vuri në direkt në punë makinerinë e propagandës. Vetëm qeveria mund ta vendosë në dispozicion. Të gjithë e kanë të qartë se kush janë autorët dhe në ca shteti jetojmë”, tha Meta.

Sipas Metës, ky sulm ndaj Berishës është bërë me qëllim nga Rama në mënyrë që të provokonte opozitën që situata të dilte jashtë kontrollit.

“Ngjarja mund të kishte vajtur edhe në drejtime të tjera, sipas atyre që do kishte dëshiruar Rama të reagonte opozita. Autori është vetëm një, Rama është porositësi i këtij atentati kundër Berishës, gjuha  e tij e dhunës dhe gjithë mjetet që ka pasur në dispozicion në mënyrë të paligjshme. Skenar shumë i lexueshëm për ne dhe tashmë i dështuar”, tha Meta në Report Tv.

Ora 18:33
Goditja e Sali Berishës, Meta në ‘Kontrast’: U godit pluralizmi politik! U rrezikua një përshkallëzim i dhunës, opozita e evitoi

 

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, e konsideroi goditjen e Sali Berishës në protestën e 6 dhjetorit si një provokim nga shteti mafias për të përshkallëzuar dhunën që opozita e evitoi.

“Ngjarje atë ditë ishte pa diskutim që tregoi se jetojmë në një shtet mafioz. U dha një goditje e përshkallëzuar ndaj pluralizmit politik, duke provokuar një rrezik për përshkallëzim të dhunës. Kjo dhunë u evitua falë përgjegjshmërisë së opozitës. Unë dua t’ju siguroj se koha kur Edi Rama bënte axhendën e opozitës ka përfunduar. Axhenda jonë që përputhet me interesin e shqiptarëve do të shkojë deri në fund. Edhe për ata socialistët që e ndjejnë që kjo nuk është rruga e duhur”, tha Meta.

Ai tha se Rama po e shkatërron Shqipërinë.

“Ai po shkatërron Portin ndërkombëtar të Durrësit në mënyrë më arbitrare dhe të paligjshme. Ndoshta juve ju duket sikur është njëlloj si ta godasësh si ta mbështetës Kosovën. Po kilometrat me miliona euro ju duket normale? Këto janë çështje esenciale dhe jo dashurie dhe urrejtje. Çështje që kanë të bëjnë me qytetarët e këtij vendi por me fatin e kësaj shoqërie dhe të këtij shtetit. Qëllimi ynë që shqiptarët të mos ikin me ritme marramendëse dhe të jetë ky shpopullim.  Kjo qeveri është arrogante dhe nuk njeh asnjë ligj”, tha Meta.

Ora 18:21
Protesta e 6 dhjetorit, Vangjeli: Meta pati dilema, shkoi për të mos prishur marrëdhëniet me Berishën! Kreu i PL: Opozita s’ka ndarje

 

Ilir Meta ka folur në Kontrast në Report Tv për protestën e mbajtur më 6 dhjetor, ditën kur u mbajt në Tiranë edhe samiti BE-Ballkani Perëndimor. Meta tha se ishte një protestë paqësore që përçoi vetëm zërin e qytetarëve kundër këtij regjimi.

“Protestën duhet ta kuptojmë si qytetarë të një vendi vërtetë europiane. U mirëkuptua nga të gjithë qytetarët që iu përgjigjën thirrjes për protestë pavarësisht vështirësive të eventit. BE thanë se protesta janë e drejtë demokratike që duhen ushtruar lirshëm. E kishin të qartë që s’kishte të bënte me eventin, por me problemet që kanë opozita dhe qytetarët me qeverinë këtu. Ajo ka qenë një iniciativë e Berishës dhe PD dhe ka gëzuar mirëkuptimin tonë. Ishte paqësore dhe demokratike”, tha Meta.  

Analisti Lorenc Vnagjeli komentoi edhe heshtjen e Metës në kohën që ende nuk kishte bërë publike nëse do të merrte pjesë apo jo në protestë. Vangjeli tha se Meta ka pasur dilema, ndërsa sipas tij në një farë mënyre ishte i detyruar të shkonte në protestë për të mos prishur marrëdhëniet me Berishën në këtë fazë.

“Dilema lëkundej në skajet e faktit, që një protestë është e panegociushëm dhe çdo ndarje me vullnetin e Berishës do ishte e gabuar dhe llogarinë gjakftohtë për të parë se çfarë të mire do i sillte opozitës kjo protestë. Meta anonte nga kjo pikëpamje e dytë. Meqë doktori është si mur betoni, për metën nuk kishte zgjidhje tjetër përveçse të ishte atje dhe me zemër të thyer, ndoshta duke pritur momentin e tij. Unë mendoj se momenti i Metës nuk ka ardhur ende në Tiranë”, tha Vangjeli.

Por Meta tha se opozita është në harmoni të plotë dhe nuk ka ndarje.

“Mendoj se protesta u zhvillua. Tregoi se ishte tërësisht paqësore nga ana e opozitës. Pati një jehonë të jashtëzakonshme ndërkombëtare. Zëri i opozitës u dëgjua dhe ky ishte zëri më evropian që erdhi nga Shqipëria më 6 dhjetor. Në opozita nuk ka ndarje. Ka vetëm harmoni”, tha Meta.

Ora 18:15
8 dhjetori, Meta në Report Tv: Jemi në situatë kritike, pas 32 vitesh na duhet të rivendosim pluralizmin demokratik

 

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, thotë se situata pas 32 vitesh vendi është në një situatë shumë të rëndë.

“Unë atëherë Mendoja se do të merresha me ekonomi dhe në fushën e pedagogjisë. Por gjërat ndryshuan shpejt. Dhe e rëndësishme është fakti se sot duhet reflektuar. Pasi nuk jemi aty ku kemi menduar 32 vite më parë por edhe 10 vite më parë. Jemi në moment kritik të lirisë, demokracisë të vendit tonë. Dhe në shembullin e atyre të rinjve të reagojmë dhe të rivendosim pluralizmin demokratik në vend”, tha ai.

Duke folur për përgjegjësitë ai tha se e rëndësishme është ecuria si vend.

“Kjo nuk është thjesht përgjegjësi individuale. Unë i kam marrë ato kur kanë ekzistuar. Kjo nuk është personale por po flasim për ecurinë si vend në 32 vite. Vendet e tjera kanë ecur shumë më para krahasimisht me ne”, tha ai.

K.T./A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • anna: 09/12/2022 08:18

    Vetem miopet e PD e LSI nuk besojne qe e zeza e ketij vendi eshte dyshja SALI & ILIR . Ata qe kane hanger e kane vjell e vazhdojne perseri nga keto te 2 .Dikush tha qe ti hedhin acid ne fytyre dhe mos te dalin me ne publike,ato kane kohe qe fytyra e tyre eshte bere shoshe por prap aty jane per te zezen tone.

    Përgjigju
  • aleksadros: 09/12/2022 05:09

    plerat e SHqiperise qe nuke e len rehat kane 30 vjet,vetem vjedhin vrasin dhe montojne ngjare ne kurrise te popullit yyy fare e poshter

    Përgjigju
  • top channel: 09/12/2022 00:07

    SALIUT DHE ILIRIT i do hedhur acid ne fytyre ,,,,vetem keshtu nuk do dalin me ne publik,,,pra do zhduken nga politika.....sepse jane kriminele dhe hajdute....rrace e poshter...ptu..

    Përgjigju
  • Alpet: 08/12/2022 23:21

    Ilir Meta kujt do to mbushesh mendjen se Gerti ishte i filtruar dhe miretrajnuar.Gerti eshte nje i semure mendor qe u be publike nga mjeku pskiater qe e ka kuruar.Per cfare infiltrimi flet ti mor hajdut. Pse po qaheni xhanem se sala hengri nje grusht dhe ti mund te hash ndonje dajak pas koke. A jeni politikane hajdute, a dini se shume politikane ne bote jane qelluar me shpulla ne publik, apo jane gjuajtur me veze e kek.Politkanet i kane marre parasysh keto gjera qe do shahen nga grate, nenat , motrat qe do hane hunje pas koke.A nuk hengri Makron nje shpull ne publik para nje viti?Ju politikaneve shqiptare pse po ju duket habi grushti qe hengri Berisha.Shko mor pleher dorezo parate e vjedhura ketij populli pastaj hy ne burg ku e ke vendin

    Përgjigju
  • Ina: 08/12/2022 22:00

    Na hapi barkun ky, s'ka me pike lezeti, ky, Monica, saliu, na e shpifen. A ka mundesi te shporren se nuk I do njeri. Kolerat e dreqit

    Përgjigju
  • Monika Meta: 08/12/2022 20:08

    More Ilir kok trekendeshi Dhe ti Sal krimineli dhe ju soj sorollopi te PD akoma pa u goditur Sala me grusht dolet dhe thate e ka kurdisur Rama Po te jeni bura dhe te keni fakte e dini se ku ndodhet Prokuroria cojini atje Por Rama nuk meret me ju te dy kriminel te lyej duart me gjak ashtu sic bere ti Rama do bej mir tju padis per cpifje A e pate Salen sot se si bertiste ai do vetem gjak te fus Shqipetaret ne konflikt me njer tjetrn Mos ja veni veshin nje krimineli

    Përgjigju
  • Spiro: 08/12/2022 19:40

    O hajdut o i poshter ti dole me ze dhe figur duke grabitur ku ke fytyre ti te beshe politik,ti duhet te ishje ne burg,pa le na hiqesh sikur do i zgjidhesh hallet popullit.. ti je kuceder bashk me ate zarben qe ke ne shtepi.

    Përgjigju
  • Ani: 08/12/2022 19:37

    Mendjen te meret me ju e ka rama

    Përgjigju
  • Erik: 08/12/2022 19:35

    Për aq kohë sa i merrni shqiptarët për budallenj, nga humbja në humbje do shkoni, grushta me votë do hani. Mirë që s’mbarojnë të marrët në këtë vend që iu japin frymëmarrje ju se ç’do benit me ata 1000 veta qe mblodhet ne shesh.

    Përgjigju
  • Liku: 08/12/2022 19:33

    Kur bodigardeve i iku nga duart dhe u krijua nje incident i tille fajin e keni vete ju.

    Përgjigju
  • artani: 08/12/2022 19:12

    KAM degjuar qe ka dhe nje plan per asgjesimin total te ilir metes dhe sali berishes,,,kjo do ndodhi me shume mundesi para zgjedhjeve te majit,,,,beni mire te mos dilni ne publik se jane bere gati skuadrat e pushkatimit....c'ju desh juve politika ,,,katunare e maloke pa pike truri ne koke......

    Përgjigju
  • Taulant: 08/12/2022 18:53

    As djalin tim 7 vjecar nuk e genjen dot me kete histori o Ilir spiuni. Si ti dhe Saliu i keni te qarta metodat e Sigurimit te Shtetit ku te fajesonit tjetrin pa faj. Edhe Putini do iu kishte zili per guximin e budallait qe keni kur flisni idiotlliqe te ketij lloji. A thua jeni Ujku i Cerrikut me Lek Plepin apo dy ish presidente te vendit?

    Përgjigju
  • titi: 08/12/2022 18:49

    o ilir po u vet e kishit organizuar ate sulmin dhe a hidhni rames kot

    Përgjigju
  • Flori: 08/12/2022 18:49

    Rama ska asnje faj

    Përgjigju
  • fisheku: 08/12/2022 18:33

    Ne pushtet (pozite) e keqja e vendit, por edhe opoziten nuk dini ta beni dhe kjo 32 vite me rralle. Shqiptaret thone mjaft me vota, me fjale, me grushta. Ikni nga politika kryesisht ti hajdut dhe krimineli i sakatuari shoku Sali dhe opozita do te krijohet e re dhe me shprese do te kemi ekuiliber politik ne Shqiperi

    Përgjigju
  • destan: 08/12/2022 18:20

    Per cfar pluralizmi flet Like floriri, a ka vleresim me te madh sa ngjarja e 6 dhjetorit per here te pare ne historine e kombit tone.

    Përgjigju
    • Mara emigrante ne Itali: 08/12/2022 18:37

      Mos u mwrni me spiune ,ai ka dale te flasi per pluralizmin ?pse si beni pyetjet qe sa vwte ka vrare ,pse e inskenoi ngjarjen ne protesten e sales ? ky eshte njeriu qe do te perfitoje duke nxjere geshtenjat e pjekura me duart e te tjereve ,ky qe te thyen ne mes pse se neutralizoi agresprin po mbronte fytyren e tij dhe qeshte .njeri i peshtire ,hajdut vrases ,SPIUNI ilir metaj ( meta )

  • Sondazhi i ditës:

    A është i drejtë vendimi për të shtyrë Komisionin Hetimor për ‘McGonigal’?



×

Lajmi i fundit

Vuçiç: Në parlament nuk ishim të bashkuar për Kosovën! Qëllimi i palëve të tjera politike është të më rrëzojnë mua nga pushteti

Vuçiç: Në parlament nuk ishim të bashkuar për Kosovën! Qëllimi i palëve të tjera politike është të më rrëzojnë mua nga pushteti