Si edhe Italia, Spanja kërkon rregulla të përbashkëta për rihapjen e kufijve

Si edhe Italia, Spanja kërkon rregulla të përbashkëta për rihapjen e kufijve

Si edhe Italia, Spanja kërkoi nga partnerët e Bashkimit Evropian që të vendosin rregulla të përbashkëta për rihapjen e kufijve dhe për rikthimin e lëvizjes së lirë në zonën e ashtuquajtur Schengen.

Vendet e BE-së, por edhe të tjerat, i kanë mbyllur kufijtë qysh në mes të muajit mars, për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Me rënien e numrit të rasteve të reja, vendet veç e veç kanë nisur lehtësimin e masave kufizuese, përshirë edhe rihapjen e kufijve.

"Ne duhet të punojmë me partnerët tanë evropianë për të përcaktuar rregullat e përbashkëta që do të na lejojnë rikthimin e lëvizjes së lirë në territorin evropian", tha ministrja e Jashtme e Spanjës, Arancha Gonzalez, për mediat lokale.

Edhe pse vendet e BE-së kanë caktuar data të ndryshme për rihapjen e kufijve, duhet të ketë parime dhe rregulla të përbashkëta në të gjithë zonën Schengen, shtoi ajo.

Spanja është një nga vendet më të prekura nga koronavirusi në Evropë, ndërsa është e pesta në botë sa i përket numrit të viktimave.

Koronavirusi atje ka infektuar mbi 235,000 njerëz dhe ka vrarë mbi 26,800.

Si pjesa më e madhe e Evropës, edhe Spanja është në proces të lehtësimit të masave kundër koronavirusit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Rivaliteti te Ferrari, Leclerc ankohet për Sainz gjatë garës: Ai lufton më shumë me mua sesa me të tjerët

VIDEO/ Rivaliteti te Ferrari, Leclerc ankohet për Sainz gjatë garës: Ai lufton më shumë me mua sesa me të tjerët