'Si mund të vlejë jeta sa një gol i parë kolektivisht?' Braçe publikon videon tifozëve në lokal duke parë ndeshjen në kohë COVID-i

Qytetarët në videon e publikuar nga Erion Braçe

Zëvendëskryeministri Erjon Braçe ka publikuar në profilin e tij në Instagram një video të disa qytetarëve që po ndjekin një ndeshje futbolli në një lokal.

Sipas tij, ajo është një video e së shtunës mbrëma në veri të Shqipërisë ku disa persona po shohin një ndeshje futbolli ulur shumë ngjitur pranë njëri-tjetrit.

Braçe ngre shqetësimin se për secilin prej tyre jeta vlen më pak se një gol, pasi ndryshe nuk mund të shpjegohet ky grumbullim në kohë pandemie, kur vdesin dhjetëra qytetarë çdo ditë.

Edhe njëherë ai u bën thirrje qytetarëve për respektimin e masave COVID për të parandaluar përhapjen e virusit. Një episod i tillë është një papërgjegjshmëri në një situatë të tillë me koronavirusin në vend.

Gjatë ditëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar rritje të shifrave me COVID ku vetëm 24 orët e fundit u shënuan 744 ndërsa 19 qytetarë humbën jetën.

"Si mund te vlej jeta kaq pak, sa nje gol i pare kolektivisht?! E di qe eshte pasion, jam tifoz vete,
por pa jeten e shendetin as pasion nuk ka! Si ketu, eshte ne shume lokale ne qytetet e medha duke nisur nga Tirana e tutje ne veri e jug, lindje e perendim" - shkruan ndër të tjera Braçe.

 

E.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet që kandidatët për deputetë të jenë nga e njëjta zonë ku caktohen?

Komento

Komente

  • Me mire mut se i vogel: 25/11/2020 09:57

    O erjon po 21 janarin a e zbardher? Po gerdecin po qindra e qindra premtime qe bete per te ardhur ne pushtet ai bete??? Ik mor mi kanalesh se edhe pse keni pushtetin prap flet sikur je ne opozite. Legen ordiner.

    Përgjigju
  • redi: 25/11/2020 09:06

    Brace ke te drejte ,por nje phese nuk mbushin.Injoranca eshte armiku me i madhi nje kombi

    Përgjigju
  • Papagalli: 25/11/2020 09:00

    Mire e ka Lali Eri qe thote Zdromsa Ja keta jane zdromsat qe duke u mbledhur si ne video perhapin Coronen dhe pastaj bejne ububu pse kaq te infektuar apo te vdekur. Mirenjohje dhe respekt te thelle per mjeket dhe infermieret qe jane ne balle te luftes me kete virus vrastar.

    Përgjigju
  • Hasa: 25/11/2020 00:52

    Mire qe publikon por e di qe duhet autorizim. Se shkel privacine

    Përgjigju
  • vera: 24/11/2020 23:59

    JANE budallenj o erion,,,qe nuk e marrin parasysh rrezikun qe mund te marrin pa-dashje covidin......

    Përgjigju
  • meri: 24/11/2020 22:20

    Une jam e mendimit qe ,neqoftese dikush nga keta persona infektohet,dhe kerkon ndihme mjeksore,te mos i jepet....lereni te perpulitet,mjeket e infermjeret po ven ne rrezik jeten e tyre ,per te shpetuar tonen,dhe shume prej tyre kan vdekur,duke len femijet e tyre jetim.

    Përgjigju
    • Pjeter: 24/11/2020 23:45

      Problemi eshte se kera do e çojne ne shtepi,dhe do infektojne familjaret e shkeete qe ndoshta mundohen te ruhen,e ndo njeri prej familjateve te tyre mund te iki nga kjo bote per shkak te tyre.Keta duhet te identifikohen,gjobiten,dhe po pati ekstrem fatal,te ndiqen edhe penalisht, duke filluar qe nga i zoti i lokalit.Po nuk pati dore te forte,shqipoja nuk kupton,e deri nga marsi apo prilli,qe mund te vije ndonje vaksine,eshte kohe e gjate,dhe do na shofin syte me shume te vdekur ne Shqiprri.

  • darvini: 24/11/2020 22:15

    More po lere keta po kushedi c'i kane punuar atij qe ehste me maske ne foto. Nuk ka asnje gje te cuditshme. Darvini e ka thene eshte perzgjedhje kush vdes a ron ne kete bote. me injorantet risin shanset e tyre qe natyro nepermjet algoritmit gjenetik te mos i lejoje t'i percojne genet e tyre ne gjeneratetn tjetr. virusi thjesht vepron, nuk diskriminon. Keshtu qe nuk shoh asnje gje te panatyrshme, thjesh virusi duke krasitur ... aty ku gjen e ka voli kuptohet. Fiks eshte per eksperiment: ambient i mbyllur dhe hajvane tipike qe ulerijne per nje tufe tjeter hajvanesh, qe rendin pas nje sfere llastiku.

    Përgjigju
  • Tifozi: 24/11/2020 22:09

    Kam qef me pa futboll me shokët, kam qef të sëmurem me grip. Ikni se jeni bo qesharakë e nuk e han njeri këtë interesin "dashamirës" të shtetit për shëndetin e popullit, nuk ndodhte në komunizëm e jo më në kapitalizëm ku shteti pretendon të paguash taksat edhe pas vdekjes.

    Përgjigju
    • Tifoz jam dhe une po keshtu...: 25/11/2020 07:58

      ....nuk esht llogjike o ti tifoz nga shpella ....meqe ke qef te semuresh.....ne p....te sateme vafsh...te fala sali kriminelit

  • Klodi: 24/11/2020 22:00

    Mbyllini lokalet , paguajini page lufte 1 muaj e shiko si bien rastet , po ju i keni rene parave publike si ne mall te babait dhe tani ben ti keto deklarata te turpshme sikur je ne opozite.Cfare vlere ka maska ne rruge e pune kur gjithe shqiptaret mblidhen ne lokale e mejhane darkave ngjitur me njeri tjetrin.

    Përgjigju
  • mazzlum: 24/11/2020 21:59

    Epo ERjon, vete KM jot e ka thene "koken hengshin". Ju qe i lejoni jeni pergjegjes, po lejoni te vriten ne menyre makaber qytetaret e ketij vendi. Nese ju e postoni per te treguar qe ata jane te papergjegjshem jeni ju ata qe lejoni papergjegjshmerine, mos beni demagogji! Keni ren squk qe kur moret poicionin ;)

    Përgjigju
  • Shkodra: 24/11/2020 21:41

    Zoti Braçe. Video vjen nga Shkodra dhe kot lodheni te shkruani Veri. Jo te gjithe e kemi luksin qe ne kete kohe pandemie te shkojme si ju dhe ta shohim ndeshjen nga tribuna Vip. Po ashtu jo te gjithe e kemi mundesine te paguajme abonimin sepse nuk na del. A thua do ishte me mire te hapni stadiumet me kapacitet re reduktuar dhe te evitoni keto mbledhje qe rrezikojme kedo?

    Përgjigju
    • WTF: 24/11/2020 23:51

      Eshte pune truri kjo. Njerezit pa mend ne koke jane pabuksa. Ti te pakten je i ndershem dhe e pranon qe nuk je i zoti me bo leke e nuk abonohesh dot. Po nje gje nuk e kuptoj une, pse boni si te cmendur per ekipe te huaja dhe nuk mbeshtesni ekipin lokal? Na mbyten kokecepshat!

  • WTF: 24/11/2020 21:38

    Zdromsat

    Përgjigju
  • Mirditor: 24/11/2020 21:36

    Sa të kujdesshëm jan shqiptaret. O jemi popull jo profesional nuk jemi dinak. Do zoti nuk e kan marr virusin.

    Përgjigju
  • Dru me pre: 24/11/2020 21:25

    Dru me pre!..e mbrapa shajnë Shtetin,s'ka shtet,s'ka punë,e shkojnë me lyp Asilum në DeutschLand!

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Arrestimi i liderit opozitar rus/ Qytetarët sfidojnë të ftohtin -50 gradë dhe COVID-in! Mbi 40 mijë qytetarë në shesh, policia arreston dhunshëm 2000 prej tyre