Si PD e LSI, po fshehin pas tryezës zgjedhore, dorëzimin pa kushte!

Si PD e LSI, po fshehin pas tryezës zgjedhore, dorëzimin pa kushte!

Shumë mbështetës të opozitës, por dhe një pjesë e madhe e shoqërisë, ende janë të paqartë, ose në kërkim të ndonjë shpjegimi, mbi uljen e papritur në tryezë të Partisë Demokratike dhe Lulzim Bashës, nën alibinë e nevojës urgjente për Reformën Zgjedhore.

Madje konspiracioni bëhet dhe më i madh, kur dhe Berisha megjithëse lëshon gjithë njerëzit e vet kundër Bashës, e mbron idenë e Reformës Zgjedhore. LSI shkon dhe më tutje, kur thotë se pas Reformës Zgjedhore do të shkojmë në zgjedhje.

Po çfarë ka mbetur nga idetë e Reformës Zgjedhore që pritej dhe nga ato që ka propozuar OSBE/ODIHR?

Fillimisht çështja e mundësisë së ndryshimit të sistemit që u hodh nga partitë joparlamentare dhe aktivistët civilë, duket se tashmë u varros. Për të janë shprehur kundër Berisha, Basha, LSI dhe mbështetësit e tyre ndërkohë që as OSBE/ODIHR nuk e ka pasur në axhendën e vet.

Kështu që gjithçka mbetet, është të shikojmë, cilat janë pikat më të forta të propozimeve të OSBE.

Pika më e fortë dhe që do të ndryshojë historinë e zgjedhjeve është depolitizimi i komisioneve. Depolitizimi i komisioneve zgjedhore, dhe bërja e zgjedhjeve me tre komisionerë të zgjedhur me short nga listat e mësuesve apo gjyqtarëve të vendit, do të ulë në mënyrë drastike, korrupsionin, peshën financiare dhe mbi të gjitha vjedhjen e votës në tavolinë për partitë e vogla që nuk kanë komisionerë.

Ajo që bllokon ndryshimin në Shqipëri, si një forcë e padukshme, është pikërisht dështimi i partive të vogla për të kaluar pragun, pasi votat e tyre, përveçse janë pak, janë në duar çakejsh. Do të mjaftonte të hiqje 2 vota për një kuti, që një partie t’i hiqje dhjetë mijë vota në rang vendi. Dhe kjo bëhet rregullisht.

Depolitizimi i komisionerëve, do të ulë kostot financiare dhe do të rrisë vlerën e votës, pasi do të shmangë vjedhjen.

Deri tani sipas asaj që po flitet në tryezë, PD është kundër edhe këtij rekomandimi.

Nëse dhe ky nuk bëhet, atëhere propozimet e tjera të OSBE janë gjëra krejt teknike, pa asnjë peshë për Reformën Zgjedhore. Fjala vjen mund të bëhen propozime të caktohet java e zgjedhjeve, të jetë e fiksuar në Maj apo Tetor, dhe gjëra të tjera që nuk ngrejnë peshë.

Kërkesat e vetme të PD deri tani janë rritja e financimit të partive në fushatë nga qeveria. Pra duan ca lekë më shumë.

Nëse përfundon kështu, nuk është ndonjë dramë e madhe pasi partitë kryesore, realisht nuk kanë problem me zgjedhjet, por PD dhe LSI kanë një problem serioz me opinionin publik, për mitin e Reformës Zgjedhore që po përdorin si alibi, për t’u ulur në tryezë me Edi Ramën.

Me kaq sa po shikohet, ata jo vetëm që nuk janë për Reformë Zgjedhore, por janë duke bllokuar dhe ato hapa që do të bëjë OSBE në këtë drejtim. Kjo rrëzon çdo alibi të tyre, jo vetëm pse janë ulur tani në tryezë, por mbi të gjitha, pse nuk kanë marrë pjesë në zgjedhje vitin që shkoi dhe pse e lanë opozitën rrugëve pa përfaqësuar.

I vetmi shpjegim është se ata kanë kuptuar çmimin e hidhur të bojkotit, dhe janë dorëzuar pa kushte, duke gjetur shpëtim uljen në tryezë si alibi. Nuk u ka shkuar mendja keq, po të paktën të bëjnë ndonjë reformë që t’u quhet alibia. Se kështu dalin më keq./ tema

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Haha: 27/01/2020 22:49

    PD e LSI lesh i dhi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Superkupa e Italisë nuk ndryshon format, zhvillohet sërish në Arabinë Saudite

Superkupa e Italisë nuk ndryshon format, zhvillohet sërish në Arabinë Saudite