Si përfundon një pandemi? Flet profesori italian i ‘La Sapienza’

Sipas Gilberto Corbellini, Profesor i historisë së mjekësisë në Universitetin La Sapienza të Romës, "Covid-19 nuk ka asnjë lidhje me pandemitë e së kaluarës. Perceptimi i frikës tek njerëzit nuk ka qenë kurrë kaq i lartë"

Si përfundon një pandemi? Kur mund të kthehemi në normalitetin që përfytyrojmë?

Disa historianë të Mjekësisë janë përpjekur t'i përgjigjen këtyre pyetjeve në një artikull interesant, të shfaqur së fundmi në ‘New York Times’.

Nga fjalët e ekspertëve, përveç rindërtimit historik të disa prej pandemive më të mëdha të së kaluarës, shfaqet një këndvështrim interesant i cili ka tendencë të bëjë dallimin midis një fundi "mjeko-shkencor" të virusit dhe një fundi "shoqëror".

Gilberto Corbellini, Profesor i historisë së mjekësisë në Universitetin La Sapienza të Romës tha se ai nuk mund ta di se kur do përfundojë pandemia e koronavirusit por di si përfundon një pandemi.

“Në thelb, pandemia përfundon me përshtatjen e ndërsjellë midis virusit dhe specieve pritëse. Bota njerëzore është jashtëzakonisht e aftë të përshtatet. Padyshim që nuk ka asnjë provë që virusi ka ndryshuar deri në atë pikë sa ka humbur virulencën. Mund të ndodhë. Por për momentin nuk ka prova. Mund të presim që pandemia të iki ngadalë ose të mbajë veten me shpërthime të vogla në vendet me kushte të favorshme për koronavirusin. Kam frikë për Afrikën ose Amerikën e Jugut. Mund të shpresojmë se përmes hulumtimit të ilaçeve dhe vaksinave do të dalë diçka që do të na bëjë të fitojmë përfundimisht luftën me koronavirusin”.

Gilberto Corbellini  tha gjithashtu se “Si në të gjitha epidemitë dhe pandemitë ku nuk ka metoda efektive mjekësore, ilaçe dhe vaksina në dispozicion, i vetmi sistem për t’u përdorur është ai historik, arkaik, “karantina”. Është gjëja më e lehtë në këtë botë: njerët mbyllen në shtëpi dhe ndalohen të kenë kontakt me njerëzit e tjerë. Në këtë mënyrë përfundon një pandemi zakonisht”.

Profesor i historisë së mjekësisë në Universitetin La Sapienza tha se “ Me koronavirusin e panjohur, nuk ka asnjë provë që të themi plot besim se po shkojmë në drejtimin e duhur dhe gjërat po shkojnë mirë. Politikat e miratuara kanë qenë të ndryshme në vende të ndryshme. Dikush dëshironte ta injoronte koronavirusin, si Bolsonaro në Brazil, një tjetër strategji po përdoret nga Suedia, Gjermania përdori një tjetër, Italia tjetër, Kina dhe Singaporti të tjera strategji. Do të shohim se si në muajt e ardhshëm përgjigjet e ndryshme shoqërore do të krijojnë dinamika të ndryshme jo vetëm përsa i përket rimëkëmbjes shëndetësore por edhe ekonomike”.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Sulmi Izraelit ndaj Iranit, Blinken refuzon të përgjigjet nëse SHBA kishte dijeni: Ne nuk ishim të përfshirë

Sulmi Izraelit ndaj Iranit, Blinken refuzon të përgjigjet nëse SHBA kishte dijeni: Ne nuk ishim të përfshirë