Si planifikon G7 të ndalojë Pekinin?! Investime marramendëse në elemente të rralla, gjysmëpërçues dhe bateri

Si planifikon G7 të ndalojë Pekinin?! Investime marramendëse në elemente të rralla, gjysmëpërçues dhe bateri

Ka momente të cilët nuk çojnë në një ndryshim të epokave, por arrijnë ta përmbledhin atë në disa ditë. Samiti i G7, i organizuar ditët e fundit mund të jetë një nga ata dhe jo vetëm sepse pavarësisht mijëra dallimeve që ekzistonin mes palëve, samiti përcaktoi Kinën si kundërshtarin e ri të demokracive perëndimore.

Jo aq e lehtë e kuptueshme, por më e përbashkët, është fundi i konsensusit të vitit 1989: siguria triumfuese në fund të Luftës së Ftohtë, se tregtia e lirë do të garantonte ekuilibrin shoqëror dhe përparësinë gjeopolitike të Perëndimit dhe kjo të ishte një arsye e mjaftueshme për tu mbështetur në zgjedhjet e padiskutueshme të kompanive. Edhe në kohën kur ato janë të përqendruara në minimizimin e kostove, nuk investojnë sa duhet ose përdorin politka fiskale për të arritur në nivele qesharake të taksave.

Pas pranisë së Joe Biden në Cornwall, ai konsensus duket se është shkatërruar. Dhe kjo në një kontekst jo-populist, jo shovinist, por të moderuar. Pasojat ekonomike të samitit të G7 mund të provojnë të jenë më të mëdha dhe plotësisht të dëshiruara nga presidenti i Shteteve të Bashkuara madje edhe për Evropën (e cila tashmë po përpiqet të marrë të njëjtën rrugë). Aleatët do të punojnë për të siguruar rregulla të reja të vlerave industriale dhe për të mbrojtur ato të vjetrat , duke kufizuar varësinë nga Kina që tani konsiderohet e rrezikshme. Biden mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar vetëm disa ditë pasi mori një raport në më shumë se 250 faqe të porositur nga ndihmësi i tij i sigurisë Kombëtare Jake Sullivan dhe këshilltari ekonomik, Brian Deese.

Është një kornizë e situatës në Shtetet e Bashkuara e bazuar në katër zinxhirë strategjikë të furnizimit: gjysmëpërçues, bateri për motorë elektrikë, minerale dhe materiale të një rëndësie kritike (përfshirë tokat e rralla) dhe ilaçet dhe përbërësit aktivë farmaceutikë. Përfundimi është arritja e një strategjie qeveritare e cila do të përfshijë subvencione me vlerë mbi 100 miliardë dollar, të nevojshme për të thyer varësinë e Perëndimit nga Kina dhe për të ringjallur prodhimin në përputhje me progresin teknologjik. Në raport, kundërshtimi ndaj Pekinit dhe politikave të tij është i drejtpërdrejtë: "Kina shfaqet si kërcënim për shkak të përdorimit të  masave agresive, shumë prej tyre jashtë praktikave tregtare të pranuara në botë , me synimin për të kapur pjesën e tregut global me rëndësi kritike". Për më tepër, në urdhrin ekzekutiv ku Biden kërkoi raportin njëqind ditë më parë, ai citoi një proverb të lashtë: “ Ngaqë mungonte një gozhdë, humbi një patkua. Ngaqë mungonte një patkua, në fakt humb i gjithë kali”. Dhe kështu me radhë, derisa e gjithë mbretëria u humb. Mangësitë e vogla edhe një e vogël në zinxhirët e vlerës mund të ndikojë në sigurinë e Amerikës, vendet e punës, familjet dhe komunitetet ".

Kufiri për përdorimin e gjysmëpërçuesve

Duke filluar me sektorin më të tensionuar në ditët e sotme: çipet(gjysmëpërçuesit) tani të integruar në çdo telefon, makinë, sistem armësh dhe rrjete të inteligjencës artificiale. Studimi nga këshilltarët e Biden zbulon se për tridhjetë vjet tregtia amerikane e çipave ka rënë nga 37% në 12%. Amerika gjithashtu ka mbetur prapa në tregtinë e çipave më efikas, ato të shtatë, pesë ose tre nanometrave të nevojshëm për përdorimet më strategjike. Tsmc prodhon 92% të furnizimeve botërore të gjysmëpërçuesve nga Tajvani, një shtet që nuk njihet nga Pekini si i pavarur dhe që është potencialisht i ekspozuar ndaj pushtimit kinez në çdo kohë. Ndërtimi i një fabrike të vetme për të prodhuar këto gjysmëpërçues mund të kushtojë 20 miliardë dollarë, por Kina ka investuar pa kursime që nga viti 2014. Raporti i porositur nga Biden vlerëson subvencionet publike nga regjimi Komunist në mbi 200 miliardë dollarë. Kompanive përfituese nuk u kërkohet respektimi i ekuilibrit ekonomik. Inxhinierët më të specializuar  tërhiqen nga Koreja e Jugut ose Tajvani paga pesë herë më të larta nëse bien dakord të transferohen në Kinë. Reagimi i rekomanduar nga këshilltarët e Biden është i tejet i qartë: të paktën 50 miliardë dollarë në subvencione federale për industrinë amerikane të çipave dhe bashkëpunim të ngushtë industrial me evropianët.

Kontrolli i materialeve dhe elementeve të rralla

Është gjithashtu tejet shqetësuese analiza e Sullivan dhe Deese për materialet dhe mineralet e nevojshme në të gjitha teknologjitë kritike të viteve të fundit. Kina është i vetmi vend në botë që kontrollon plotësisht të gjitha fazat e prodhimit të neodymium, një metal i rrallë i tokës,  që gjendet në hard disqe, motorët e makinave, turbinat e erës, raketat e drejtuara ose makina të rezonancës magnetike. Raporti rekomandon nisjen e një hetimi federal për kushtet e punës dhe nivelet e ndotjes përmes të cilave Pekini ka prodhuar këtë material. Sidoqoftë, Kina kontrollon 55% të kapacitetit botëror për nxjerrjen e elementeve të rralla në përgjithësi dhe 85% të rafinimit të tyre. Dominimi i Kinës është po aq i gjerë, madje edhe në minierat e Kongos ose Zambias, në lidhje me kobaltin e nevojshëm për turbinat e gazit dhe motorët e avionëve ose në bateritë e litiumit për makinat elektrike. Reagimi i Shtëpisë së Bardhë parashikon masa ndaj prodhuesve që nuk respektojnë standardet mjedisore. Bateritë me kapacitet të lartë, kryesisht të prodhuara nga kompanitë kineze, janë thembra tjetër e madhe e Akilit. Në lidhje me këtë Shtëpia e Bardhë propozon të investojë 50 miliardë para publike.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Ish ministri dhe ish kryebashkiaku i Sarandës Stefan Çipa në SPAK

Ish ministri dhe ish kryebashkiaku i Sarandës Stefan Çipa në SPAK