Si policia greke shkatërroi rrjetin e shpërndarjes së kokainës me karrem një ‘flokëkuqe’ dhe arrestoi 2 shqiptarë

Si policia greke shkatërroi rrjetin e shpërndarjes së kokainës me karrem një ‘flokëkuqe’ dhe arrestoi 2 shqiptarë

Foto ilustruese

Policia helene ka shkatërruar një rrjet kriminal të shpërndarjes së kokainës, mes tyre edhe 2 shqiptarë.

  • Droga nga Athina në ishullin grek, Mykonos!

Grupi i cili po transportonte drogën nga Athina drejt ishullit drejtohej nga një person me nofkën “doktori i kokainës” i cili bashkëpunonte me një të burgosur në burgun e Koridalos.

Në Mykonos droga pritej nga “Zonja e Bardhë”, grup kriminal, ku ishin të përfshirë 2 shqiptarë.

  • Si arriti policia në shkatërrimin e këtij rrjeti kriminal të shpërndarjes së drogës?

Përmes “flokëkuqes”, vajzës 19-vjeçares e cila po transportonte 207 gram kokainë nga Athina në Mykonos.

Ishte pikërisht ajo, karremi i policisë greke për kapjen dhe shkatërrimin e bandave të përfshira në këtë histori.

  • Si policia greke “shkatërroi” rrjetin?

Gjithçka nisi kur policia në bazë të informacioneve të grumbullua në fokus të hetimeve vuri “flokëkuqen”.

Pasditen e së martës së kaluar rreth orës 16:20 në anijen drejt ishullit grek, Mykonos hyri “flokëkuqja”. Ajo ka qenë gjatë gjithë udhëtimit nën vëzhgimin e policisë dhe sapo zbriti nga anija u prit nga një taxi që e dërgoi menjëherë në një hotel.

Atë darkë, pas orës 12:00, 19-vjeçarja zhvilloi një bisedë me kamera me “kokën” që drejtonte prej burgut grupin, i cili e urdhëroi të dilte jashtë dhe të priste anëtarët e “Zonjës së bardhë” të cilët do të merrnin sasinë e kërkuar të kokainës.

Në makinë të tipit “Fiat” ishin dy shqiptarët të cilët po prisnin 19-vjeçaren.

Në atë moment ndërhyri policia që pas shumë përpjekjeve vuri në pranga 2 shqiptarët dhe “kokëkuqen”

  • Kokëkuqja dëshmoi në polici

Kokëkuqja tregoi se gjatë udhëtimit të saj drejt ishullit grek ishte i burgosuri ai që i jepte udhëzimet për të gjitha veprimet do të ndërmerrte.

Policia i tregoi asaj edhe disa persona, prej të cilëve ajo njohu “kokën” i cili drejtonte grupin nga burgu i Koridalos.

“Më kërkoi të transportoja 207 gram kokainë në Mykonos, ku do ta dorëzoja aty ku do më kërkonte, Gjatë gjithë udhëtimit, kam marrë udhëzime nga i burgosuri në Koridalos të cilin po e njoh nga fotot që po më tregoni”, tha 19-vjeçarja.

Ajo u shpreh se për transportin e kokainës ajo do të merrte 607 gram kokainë.

“Do iu tregoj të gjitha bisedat e mia në telefon. Për këtë trasport unë do të merrja 600 euro dhe 400 të tjera në Athinë.”, tha ajo.

  • Çfarë ka policia greke në duart e saj?

Policia aktualisht ka vënë në pranga 3 persona.

Ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale, sasinë e kokainës, telefonat në të cilat gjenden të gjithë bisedat mes anëtarëve të grupit, njeh fytyrën e “kokës” së burgut pasi 19-vjeçarja e zbuloi.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e Bardhit për Olsi Ramën, Kryeministri Rama: Kallëzim s’paska bërë thotë SPAK-u, iu është shitur si sapun për djathë italianëve

Akuzat e Bardhit për Olsi Ramën, Kryeministri Rama: Kallëzim s’paska bërë thotë SPAK-u, iu është shitur si sapun për djathë italianëve