Protestat e Kinës kundër kufizimeve të Covid që shpërthyen gjatë fundjavës duket se janë shuar pas ndërhyrjes së dhunshme të policisë kineze. Një prani e madhe e policisë është raportuar në disa qytete, dhe disa tubime u shtypën ose nuk u realizuan.
Kanë dalë raporte për njerëz që janë marrë në pyetje dhe telefonat e tyre janë kontrolluar. Por kinezët jashtë shtetit kanë vazhduar protestat, në të paktën dhjetëra qytetesh anembanë botës.
Demonstratat e fundjavës së kaluar ishin rritur pas një zjarri në një bllok të lartë në Urumqi, në Kinën perëndimore, duke vrarë 10 persona të enjten. Besohet gjerësisht se banorët nuk mund t'i shpëtonin zjarrit për shkak të kufizimeve të Covid, por autoritetet lokale e kanë kundërshtuar këtë.
Si rezultat, mijëra persona dolën në rrugë për ditë të tëra, duke kërkuar fundin e bllokimeve për Covid duke bërë edhe thirrje që presidenti Xi Jinping të tërhiqej nga pushteti.
Por të hënën, protestat e planifikuara në Pekin nuk ndodhën pasi oficerët rrethuan pikën e mbledhjes së protestuesve. Në Shangai, barriera të mëdha u ngritën përgjatë rrugës kryesore të protestës dhe policia bëri disa arrestime. Një tjetër protest në rajonin Hangzhou është ndalur pasi policia vijoi me arrestime të shpejta të personave që ishin mbledhur për të protestuar.
B.V/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Bandat survejojnë Policinë, a është ky triumf i krimit ndaj shtetit?
-
PO
57.5%
-
JO
34.3%
-
NUK E DI
8.2%
Vota total: 1881
Lajme të tjera
-
Rrëzohet raketa kineze që kishte dalë jashtë kontrollit! Mbetjet dyshohet të kenë rënë në Shqipëri dhe Greqi
24 Janar, 10:37
-
Erdogan i vendos veton Suedisë: Nuk ka mbështetje për anëtarësim në NATO
23 Janar, 18:57
-
Protestat anti-turke në Stokholm, kryeministri suedez dënon djegien e Kuranit: Akt thellësisht mosrespektues
22 Janar, 16:57
-
55 të vrarë e qindra të plagosur, protesta e dhunë në Peru për dorëheqjen e presidentes! Policia plumba protestuesve, qytetarët djegin një efektiv
20 Janar, 12:05
-
Protestat në Iran, organizatat e të drejtave të njeriut: Mbi 500 persona kanë vdekur
15 Janar, 17:26
-
Iran/ Rrezikohet të ekzekutohet, nëna i lutet autoriteteve të lirojnë djalin e saj (VIDEO)
14 Janar, 13:59
-
Kinë/ Makina 'BMW' futet mes këmbësorëve, 5 të vdekur dhe 13 të plagosur
12 Janar, 07:54
-
Trazirat në Brazil, arrestohen më shumë se 1200 persona, autoritetet kanë pesë ditë kohë për të ngritur akuzat
11 Janar, 17:50
-
Papa Françesku dënon Iranin për dënimet me vdekje: Nuk jep drejtësi për viktimat, por vetëm nxit 'etjen për hakmarrje'
9 Janar, 11:22
-
Kina heq karantinimin e detyrueshëm për vizitorët
8 Janar, 17:21
-
BE-ja rekomandon që pasagjerët nga Kina të paraqesin test negativ për COVID-19
4 Janar, 22:50
-
Sulmi në qendër të Parisit, ‘shpërthejnë’ protestat nga Kurdët! Kërkojnë që atentatori të shpallet terrorist! I ati i autorit: Im bir është i çmendur
24 Dhjetor 2022, 18:04