Si të freskoni një qytet që lufton me valët e nxehtësisë

Si të freskoni një qytet që lufton me valët e nxehtësisë

Foto ilustruese

Nxehtësia e trotuarit të Tokios është shtuar me reflektimin e Diellit nga ndërtesat e larta. Tokio është një ndër vendet më të nxehta duke arritur kulmin në korrik dhe gusht.

Në vitin 2019, raportohet se pati 162 vdekje në të gjithë Japoninë për shkak të sëmundjeve të lidhura me nxehtësinë pas një vale ekstreme të nxehtësisë në verë, ndërsa në vitin 2018 mijëra njerëz u shtruan në spital në temperatura rekord që u shpallën një fatkeqësi natyrore nga agjencia e motit në vend.

Lojërat Olimpike Tokio 2020 filluan me ceremoninë e hapjes më 23 korrik dhe zgjasin deri më 5 shtator. Por, pavarësisht pasigurisë së krijuar nga pandemia Covid-19, Komiteti Organizues i Tokios ka gjetur zgjidhje për të ndihmuar atletët dhe anëtarët të përballojnë temperaturat e larta që me shumë siguri do të hasin këtë vit.

Edhe pse spektatorët mungojnë në Lojërat Olimpike të Tokios për shkak të pandemisë, shumë nga teknologjitë dhe idetë e zhvilluara para Lojërave mund të gjejnë aplikime më të gjera për të ndihmuar qytetet të qëndrojnë të ftohtë gjatë valëve të nxehtësisë.

Kjo nuk është hera e parë që Japonia ka pritur Lojërat Verore, me të parat që u mbajtën në vitin 1964. Megjithatë Lojërat e mëparshme u zhvilluan në mes të tetorit, duke e bërë më të thjeshtë menaxhimin e klimës së nxehtë verore të Tokios.

Dhe nuk janë vetëm lojërat në natyrë që shkaktojnë shqetësim. Objektet e brendshme gjithashtu duhet të menaxhohen në një mënyrë që mos të mbledhin nxehtësinë dhe kjo duhet të bëhet duke mbrojtur dhe mjedisin. Kështu Tokio synon të bëjë Olimpiadën më të gjelbër ndonjëherë por si mund t’i përballojë sfidat një qytet i djegur pa dëmtuar mjedisin?

Japonia është e para kur vjen puna për të kërkuar zgjidhje novatore dhe ka gjetur disa mënyra për ta mbajtur Tokion të freskët edhe pse jo të gjitha mënyrat dolën ashtu siç shpresohej.

Në Shtator 2019, organizatorët e Tokios 2020 testuan makinat artificiale të dëborës, me shpresën se do të freskonte vendin që po përdoret për Lojërat me kanoe, Sea Forest Ëaterëay. Rreth 300 kg dëborë u spërkatën në mbi 2000 vende edhe dhe pse e mbajti vendin freskët për pak, në fund të fundit nuk pati shumë efekt në temperaturën në ndërtesë, e cila mbeti në një nivel të qëndrueshëm 25.1 gradë celsius gjatë gjithë testit.

Masat e tjera, megjithatë, kanë qenë më të suksesshme. Bojëra bllokuese diellore, për shembull, është aplikuar në sipërfaqe të ndryshme, veçanërisht ato të ndjeshme ndaj dritës së diellit. Qeveria e Tokios ka thënë se boja mund të zvogëlojë nxehtësinë e trotuarit deri në 8 gradë. Boja, e krijuar fillimisht nga NASA për të mbajtur astronautët të freskët në anijen e tyre, është përdorur në shtëpi për ca kohë, por jo në infrastrukturën në shkallën e nevojshme për lojërat Olimpike dhe Paraolimpike.

Stadiumi Kombëtar i Japonisë është ndërtuar gjithashtu duke përdorur më shumë dru dhe burime natyrore sesa shumica e arkitekturës moderne, thuhet se pjesërisht për të zvogëluar thithjen e nxehtësisë nga metali.

Dy sporte që marrin vëmendjen e mediave janë vrapi në distancë të largët dhe ecja. Në mes të tetorit 2019 u njoftua se për shkak të presionit nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Qeveria Metropolitane e Tokios po i zhvendos këto disiplina në Sapporo, 517 milje nga Tokio. Qyteti, i vendosur në ishullin verior japonez të Hokkaido, është mesatarisht 5 gradë celsius më i ftohtë se Tokio gjatë muajve të verës dhe ofron një mjedis më pak të lagësht. Kjo ishte pothuajse me siguri një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj Kampionatit Botëror të Atletikës në Doha, të mbajtur në fund të shtatorit 2019, ku 40% e vrapuesve maratonë u larguan nga gara për shkak të temperaturave të larta.

Ndërsa ata që kanë frikë nga përsëritja e asaj që ndodhi në Katar mund të jenë të lumtur të dëgjojnë lëvizjen, për të tjerë nuk ishte një zgjedhje e mirë. Guvernatori i Tokios, Yuriko Koike tha se nuk ishte me të vërtetë një zgjedhje, por më tepër “një vendim pa marrëveshje”. As atletët japonezë nuk ishin të kënaqur.

Vrapuesja japoneze Ayuko Suzuki tha se e kuptoi që IOC po i jep përparësi sigurisë së konkurrentëve, por pretendoi se lëvizja mund të heqë disa nga avantazhet në shtëpi për vrapuesit japonezë.

Suzuki beson se pavarësisht nga klima “e turbullt”, gara do të ishte mirë në Tokio nëse konkurrentët do të përgatiteshin siç duhet, duke përdorur teknika të tilla si ftohja e pëllëmbëve të duarve të atletëve për të ruajtur temperaturat më të ftohta të brendshme dhe hidratimi.

Shumica e lojërave, megjithatë, po ndodhin në zonën metropolitane të Tokios. Shumë po mbahen në arena të mbyllura ose vende sportive, të cilat mund të ftohen me ajër të kondicionuar. Por mbështetja e madhe në kondicionerë mund të jetë problematike për shkak të ndikimit të saj në mjedis.

Michiyo Kakegaëa, profesor në mjedis, politikë dhe menaxhim në Universitetin Soka, tregon për ndikimin mjedisor të kimikateve sintetikë si CFC dhe HCFC që gjenden në ftohësit e kondicionerëve.

Si rezultat, organizatorët e Lojërave Olimpike të Tokios caktuan firmat inxhinierike për të gjetur zgjidhje më miqësore me mjedisin për menaxhimin e nxehtësisë ndërsa ende ofronin komoditet për spektatorët. Dhe megjithëse spektatorët nuk janë atje për “të korrur” përfitimet, zgjidhjet që u zhvilluan mund të ofrojnë disa mësime për qytetet e tjera që përpiqen t’i mbajnë qytetarët e tyre të freskët gjatë valëve të nxehta të verës.

Kompania përdori disa metoda të të ashtuquajturës “teknologji të ajrit të gjelbër” për të krijuar hapësira të rehatshme dhe për të zvogëluar ndikimin e tyre në mjedis.

Një risi e tillë është një lloj i ri i sistemit të ajrit të kondicionuar të quajtur Sëirling Induction Type, i cili shtyn ajrin e ftohtë në një formacion spiral drejtpërdrejt në hapësirat e nivelit më të ulët, ku njerëzit ka të ngjarë të jenë. Kjo rrjedhje spirale e ajrit ndihmon në përzierjen e ajrit në mënyrë më efikase, duke zvogëluar sasinë e energjisë së nevojshme për të ftohur një dhomë deri në 40% në krahasim me sistemet e ajrit të kondicionuar.

“Në sistemet tradicionale, ajri qarkullon në të gjithë dhomën”, shton Saburi Toshikazu nga qendra e kërkimit dhe zhvillimit ‘Takasago’.

“Teknologjia jonë përqendron rrjedhën e ajrit në nivelin e dyshemesë. Është më efikase në energji për ndërtesat me tavane të larta. Ndihmon gjithashtu për të mbajtur ajrin në një dhomë të pastër duke e shtyrë ajrin e papastër sipër ku mund të lëshohet jashtë përmes tubave”.

Për të fuqizuar këto sisteme masive të menaxhimit të nxehtësisë, disa nga vendet kanë instaluar panele diellore për ta kthyer energjinë nga dielli në energji për ftohje. Ariake Arena, për shembull, është vetëm një nga disa objekte të reja që kanë një çati të panelit diellor. Ndërsa energjia e mbledhur nga vetë ndërtesa do të përdoret për të furnizuar me energji elektrike disa nga ndërtesat elektronike, qëllimi përfundimtar për të ardhmen është krijimi i “ndërtesave me energji zero”.

Një plan për të ndihmuar në mbajtjen e ftohtë të spektatorëve gjatë Olimpiadës në Tokio u bazua në disa nga mjetet më tradicionale të Japonisë për menaxhimin e nxehtësisë. Ato do të jepnin kapele letre për spektatorët.

Pak më pak tradicionale, por ende praktikë e zakonshme në Japoni, janë përdorimi i makinave të mjegullimit në shkallë të gjerë. Ato tashmë janë në përdorim në shumë pika turistike në të gjithë Japoninë, dhe kulla të përkohshme të mjegullës janë instaluar në vendet olimpike dhe madje janë përdorur për të ndihmuar në mbajtjen e ftohtë të kuajve të përdorur në disa ngjarje.

Ndërsa makineritë janë një mënyrë efektive për tu ftohur dhe për të hidratuar, ato zakonisht mbahen vazhdimisht dhe përdorin afërsisht 600-800 ml ujë në minutë, gjë që do të rrisë ndikimin mjedisor të vendeve olimpike.

Përkundër gjithë teknologjisë dhe metodave të përfshira, në fund të fundit çështja e menaxhimit të nxehtësisë do të vijë tek individët.

Çiklistët dhe vrapuesit shpesh përpiqen të imitojnë faktorë të tillë si lartësia, lagështia dhe temperatura, gjatë vrapimeve në praktikë. Ata ndonjëherë e stimulojnë këtë përmes mjeteve artificiale, si veshja e shtresave shtesë të rrobave, ose shkuarja në një sauna pas seancave trajnuese. Sportet ekipore, si Futbolli Amerikan janë gjithashtu të njohura për përdorimin e taktikave të tilla, si praktikat në banjot e akullit gjatë praktikave për t’u mësuar me kapjen dhe hedhjen në shi.

Ekipi amerikan madje kishte veshur uniforma të dizajnuara nga Ralph Lauren në ceremoninë e hapjes, e cila kishte një sistem ftohës të integruar, që sipas markës së modës mund të largojë nxehtësinë nga lëkura e atletit.

Për ata pa luksin e teknologjive të shtrenjta të ftohjes, të qëndrosh i ftohtë në një qytet të nxehtë si Tokio do të thotë të jesh i kujdesshëm dhe të kërkosh hije.

“Ju nuk mund të kaloni gjithë kohën tuaj në një dhomë hoteli të ftohtë me ajër të kondicionuar dhe papritmas të shkoni në një mjedis jashtëzakonisht të nxehtë në një lojë”, thotë Kazuo Asada i Ëeatherneës. Shkuarja nga një mjedis i freskët, në trotuare përvëluese mund të ndikojë në trupin tuaj dhe potencialisht të çojë në sëmundje të lidhura me nxehtësinë.

Asada këshillon vendosjen e pëllëmbës së dorës ose shputave të këmbëve në ujë të ftohtë pasi kjo mund të ndihmojë në uljen e shpejtë të temperaturës së trupit.

Ndërsa vrapimi në nxehtësinë ekstreme nuk ka gjasa të jetë një sfidë e zakonshme, pasi gjithnjë e më shumë qytete luftojnë me valët e nxehtësisë për shkak të ndryshimit të klimës, mund të ketë disa mësime nga Lojërat Olimpike të këtij viti: Tokio është një qytet elastik, pasi ka mbijetuar nga tajfunët , tërmetet dhe luftërat dhe nëse është një gjë që qyteti ka mësuar, përgatitja është çelësi.(BBC. Përshtati: Gazeta “Si”)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Ndërron jetë në moshën 82 vjeçare ish-senatori Joe Lieberman

Ndërron jetë në moshën 82 vjeçare ish-senatori Joe Lieberman