Si të rimodelojmë shtëpinë pa shpenzuar shumë lekë? Ja sugjerimet e arkitektes Koja Spahivogli (VIDEO)

Nëse dëshirojmë t’i japim një pamje tjetër ambjentit ku jetojmë, krejtësisht të re dhe tërheqëse, por mbi të gjitha pa shpenzuar shumë lekë, arkitektja Entela Koja Spahivogli e ftuar në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV. Bazuar mbi ekspertët botërorë të arkitekturës, Koja sugjeron se në radhë të parë duhet të vemë re se çfarë duhet të mbajmë nga ambienti ekzistues dhe të mos ta hedhim, duke hedhur kështu poshtë idenë se në një rimodelim të dizanjit të një interieri duhet të hedhim çdo gjë. Kjo pasi gjithmonë ekzistojnë objekte që mbartin vlera afektive për banorët e një shtëpie.

Edhe një lyerje e vetme e mureve mund të mjaftojë për të rimodeluar ambjentin e brendshëm dhe për t’i dhënë një pamje krejt të re, qoftë kjo një lyerje e thjeshtë me gëlqere, apo me bojëra më të shtrenjta, sipas mundësive, mjafton që jo vetëm do të pastrohet përsa i takon aspektit të higjenës por kolori i ri do i jape një frymë të re shtëpisë." ka thënë arkitektja Koja Spahivogli në studion e "Rreze Dielli"

Një tjetër element i rëndësishëm që përdoret për rimodelimin e ambjentit të brendshëm është kujdesi për detajet, si psh. rregullimi i cepave të dëmtuar të shtëpisë, qosheve, apo kornizave të dritareve.

Nëse buxheti të lejon për më shumë, sugjerimi i radhës për rimodelim ndalet tek ndërrimi i kornizave të fotove apo pikturave. Dhe në këto korniza sipas arkitektes Spahivogli do të ishte mirë të vendosnit fotot e udhëtimit tuaj të fundit, e kujtimeve më të bukura në kohët e fundit. Një investim i thjeshtë me një kosto shumë të vogël por me një impakt të fuqishëm.

Për rimodelime në dhomën e ngrënies ose të ndenjjes, sugjerimi vjen për veshjen e karrigeve, mundësisht me cope si imitacion lëkure, sepse është më praktik për t’u mbajtur.

Sa i takon ndriçuesve, mirë është të vendosim ndriçues të fuqishëm, i cili mund të jetë dhe prej letre, mjafton të jetë i madh.Në mungesë të një letre muri me forma gjeometrike, vendosni arkifakte prej cope të krijuara me dorë që mund të varen nëpër mur. 

Ora 12:06
Tendencat e arredimit për vitin 2019 (FOTO)

Rikthimi i letrës së murit

1 / 14

Dysheme dhe tavan të eskpozuar fuqishëm

2 / 14

Kolltukë me mbështetës të prerë

3 / 14

Kolore toke

4 / 14

Tehe të rrumbullakosura në divane e kolltuqe

5 / 14

Kthim te mobiljet e zeza

6 / 14

Kuzhina të errëta

7 / 14

Maksimizimi i hapësirës

8 / 14

Natyra brenda shtëpisë

9 / 14

Ndriçues të lëvizshëm

10 / 14

Rikthimi i letrës së murit

11 / 14

Prekje të gjelbra

12 / 14

Rimodelim i këndit të mëngjesit

13 / 14

Interiere vezulluese metalike

14 / 14
/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A po menaxhohet si duhet nga autoritetet shtetërore situata e zjarreve në vend?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

2 vatra zjarri në Mamurras, rrezikohen 5 banesa! Era favorizon përhapjen e flakëve, 2 zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e tyre! Peleshi: Vatër kritike (VIDEO+FOTO)