Si t’u shpëtojmë virozave? Mjeku: Mos nisni përdorimin e antibiotikut për kollë e dhimbje fyti, përdorni çajra, supë e vitaminë C

Virozat e stinës që shfaqen përmes simptomave të kollës apo dhimbjes së fytit, nuk duhet të na shtyjnë drejt e tek përdorimi i antibiotikut. Mjekët rekomandojnë që në këtë periudhë të konsumohen çajra, lëngje, supë dhe vitaminë C. Mjeku i familjes nuk duhet neglizhuar në asnjë rast, pasi shumë nga sëmundje kronike të mushkërive, pësojnë komplikacione pas virozave të stinës apo gripit.

Virozat mund të na prekin të gjithëve, nga fëmijët e vegjël dhe deri tek moshat më të mëdha. Kjo periudhë është më ngarkuara përsa i përket virozave stinore, çka shpesh herë shoqërohet me komplikacione dhe pasoja sidomos në aparatin e frymëmarrjes. Mjeku pneumolog Arben Tanka për Report Tv tregon si të trajtohet një gjendje e tillë shëndetësore në kushte shtëpie.

“Në kushtet e shtëpisë ne do të vijojmë situatat që kemi përjetuar botërisht. Gjithë kohën çajra , lëngje të shumta ,supra me limon , me vitamina C , por jo të kalojmë te antibiotikët me kokën tone. Kjo duhet t’I lihet në dorë mjeku të familjes. Dy tre ditë me kollë dhe dhimbje fyti, rrjedhje hundësh  është normale. Gjithësesi pacientët duhet t’I referohen mjekut të familjes, mos të fillojmë anjëherë antibiotikë me kokën tonë. Çdo gjë të jetë reference nga mjeku I familjes. Në rast se ka nevojë për ekspektorant për shurupë për kollën që mund të jetë e thatë apo me gëlbazë gjithmonë duhet t’i referohemi mjekut të familjes”, thotë Tanka.

Spoku dhe astma bronkiale mbeten shqetësimet më të shpeshta sa i takon sëmundjeve pulmonare.

“Shumë nga sëmundjet kronike të mushkrive siç janë Spoku apo astma bronikale , qoftë edhe bronkioektasitë fillojnë dhe komplikohen pasi kalojnë këto viroza stinore qoftë grip, por qoftë dhe viroza të tjera që nuk janë gripale. Ambulatorisht ka  nga mbi 20 vizita që kryhen, pra janë vizita të rekomanduara nga pneumologët e rretheve , por qoftë dhe dispancerisë së Tiranës që vijnë këtu dhe kërkojnë një vizitë më të specializuar”, vijon ai.

Mjeku pneumolog Arben Tanka rekomandon se kujdesi më I madh duhet patur me pacientët mbi moshën 60 vjeçare dhe sidomos ata që kanë sëmundje kronike për të cilët këshillohet dhe vaksina e gripit

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Gjykata e Lartë greke ndalon garimin e partisë së ekstremit të djathtë, 'Spartanët', në zgjedhjet europiane

Gjykata e Lartë greke ndalon garimin e partisë së ekstremit të djathtë, 'Spartanët', në zgjedhjet europiane