Si u arrestua 7 vite më parë në Itali porositësi dhe organizatori i 2 vrasjeve në Elbasan (VIDEO)

Erion Alibej nga Elbasani së bashku me vëllanë Endrit Alibej u arrestuan në 2013 në operacionin e koduar “Cocash” kur skuadra antidrogë e policisë së Astit gjatë kontrollit të banesës së njërit prej vëllezërve mundi të gjente një bllok shënimesh ku ishin shënuar emrat e adresat e të gjithë klientëve që furnizonin drogë, sasinë, kohën e dorëzimit e çmimin e saj. Ata akuzoheshin se administronin një trafik të konsiderueshëm droge të tipit kokainë në territorin e provincës së Astit. Gjatë arrestimit vëllezërve Alibej u janë gjetur në dy banesat e tyre në Asti rreth 15 kg kokainë e fshehur. Asokohe mediat italiane publikuan edhe pamjet e momentit kur u arrestuan dy vëllezërit shqiptarë Erion e Endrit Alibej nga Elbasani.

Dosja e drejtësisë italiane për Endrit Alibejn
Operacioni i policisë italiane që çoi në arrestimin e Endrit Alibejt në 4 qershor të vitit 2013 është konsideruar si nga operacionet më të suksesshme kundër trafikut të drogës në vendin fqinj. Sipas medias italiane në këtë operacion të paprecendetë kanë marrë pjesë mbi 300 agjentë dhe u arrestuan në flagrancë mbi 15 persona ndërsa u sekuestruan rreth 30 kg kokainë.

Policia italiane gjithashtu arriti të dokumentonte trafikun e drogës për të paktën 30 kg me një vlerë mbi 10 milionë euro. Ndërkohë në total policia ndërmori 31 procedime. Të shumta kanë qenë kontrollet në qendër të Astit në veri të Italisë për të çmontuar atë që policia italiane e cilësoi një kartel kriminal shqiptaresh me pjesëmarrje edhe të shtetasve italianë. Operazioni “cocash” ka zgjatur përreth 2 vjet nga gushti i vitit 2011 deri në qershor 2013 dhe është shtrirë krahas veriut të Italisë edhe në Holandë. Në deklaratën e tij drejtuesi i operacionit të policisë italiane theksoi se vështirësia lidhej me faktin se në kërkim ishin persona me lëvizshmëri të madhe të cilët përdornin disa emra dhe nofka.


Lajmi kryesor:

Vrasja e Runajt dhe Ramazanit në Elbasan, zbulohet dhe kapet porositësi! Kush është 34-vjeçari që në 2018 iu ekzekutua vëllai në sy të familjes (EMRI)


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS