Si u dhunua tregtari, Ferati nga
burgu:Do punosh përjetë me ne

Si u dhunua tregtari, Ferati nga<br />burgu:Do punosh përjetë me ne
TIRANE- Një tregtar kafeje që ushtron aktivitetin e tij në rrugën e Kavajës dhe në disa zona të Tiranës, është gjobitur nga shokët e tij, të cilët janë njëherësh dhe miqtë e Emiljano Shullazit dhe Genc Ferhatit. Personi me inicialet J.B. ka pasur marrëdhënie tregtare me Pajtim Serjanin, ky i fundit pak kohë më parë i shpëtoi një atentati me pagesë në rrugën e “Kavajës”.

J.B, njeriu që në muajin shkurt 2015 kallëzoi 7 personat në policinë e Tiranës, ka treguar se të gjithë personat i njihte dhe se me disa prej tyre ka pasur dhe marëdhënie tregtare, dhe më konkretisht me shtetasin e arrestuar Ditmar Reçi dhe Pajtim Serjani.

Tregtari u ka treguar hetuesve se në 6 shkurt 2015 është mashtruar nga miqtë e tij, se gjoja do blinin një aparatment në zonën e “Kodrës së Diellit” dhe pikërisht në këtë apartament teksa po e shihnin ka dalë papritur një person me pistoletë dhe ka kërcënuar me jetë tregtarin e kafesë J.B. Sipas këtij të fundit ky person edhe pse me kapuç, ai e ka njohur dhe se sipas tij ka qenë shtetasi tashmë i shpallur në kërkim Arben Arben Haxhihyseni, ky i fundit i dënuar më parë për vrasje.

Teksa është gjendur në kuthin e ngritur nga vetë shokët e tij dhe përballë pistoletës së Haxhihysenit, J.B është zhveshur lakuriq dhe keqtrajtuar duke ju futur koka disa herë në një kovë të mbushur me ujë, derisa është çarë kova. Pas disa minuta kallëzuesi J.B, është detyruar të flasë me Genci Ferhatin në “Skype” nga burgu i Peqinit.

Ferhati i ka pohuar se ishte hera e parë dhe e fundit që i fliste, duke i kërkuar 30 për qind të aksioneve të kompanisë së kafesë. Më tej Ferhati e ka vënë në dijeni se tregtari do punonte për gjithë jetën për grupin e tij. Ndërkohë pjesë e këtij grupi ka qënë dhe shtetasi Arianit Luli tashmë i arrestuar, i cili rezulton të jetë vëllai i viktimës Adnan Luli, i vrarë nga Flamur Ymeri brenda në banesën e tij.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet