E rëndë në Korçë/ Si u riciklua një vrasës nga organet e drejtësisë shqiptare

Gafat e drejtësisë Shqiptare nuk kanë të sosur, madje shpesh herë këtë gafa kanë sjellë lirimin e killerave të njohur nga burg, të cilët pasi janë “ricikluar” në shoqëri, kanë kryer sërisht vrasje. I tillë është rasti i Olger Mustafa që në Korçë njihet dhe si “Ger Muçi”. Mustafa, momentalisht ndodhet në burg pasi është marë i pandehur nga prokuroria e Korçës për akuzën e “Vrasjes me dashje” në dëm të Altin Balliut. Kjo vrasje që ka ndodhur në 17 janar 2019 në qytetin e Korçës është realizuar nga Mustafa pikërisht gjatë kohës kur ky i fundit ka qënë në periudhë prove dhe që domosdoshmërisht duhet të mbante kontakte me shërbimin e provës. Por çfarë ka ndodhur? Pse Olger Mustafa, ky i dënuar me 12 vite burgim në 2010 për tentativën e vrasjes së Marko Hysollit,dhe i liruar me kusht nga gjykata e Korçës, nuk ishte vënë në shërbim prove dhe s’moniturohej nga ky shërbim.

Pse u favorizua në këtë mënyrë Mustafa, aq sa ju la mundësia që ai të kryente një krim të dytë akoma dhe më të rëndë nga ai i pari, për të cilin ishte dënuar me 12 vite burgim. “Shqiptarja.com” ka mundur të hulumtojë rreth këtij rasti duke mësuar se Olger Mustafa pasi është liruar me kusht nga gjyqtarja e Korçës Flojera Davidhi, nuk është vënë asnjë ditë në kontroll nga shërbimi i provës. Një fakt i tillë është zbuluar nga një korrespodencë mes drejtueses së prokurorisë së Korçës Dhorina Theodhori dhe drejtorit të Shërbimit të Provës Korçë Kiço Koço. Kjo korespodencë mes dy zyrtarëve të drejtësisë në Korçë, është zhvilluar mes datës 14 dhe 15 maj 2019, pra katër muaj pas vrasjes së Altin Balliut dhe dy muaj pas vetëdorëzimit në polici të autorit të këtij krimi Olger Mustafa. Në kërkesën që drejtuesja e prokurorisë së Korçës i drejton titullarit të shërbimit të provës në këtë qytet Kiço Koço thuhet se:”…për nevoja të hetimit të procedimit penal me nr. 54 të vitit 2019 për veprën penale të “Vrasjes me dashje” dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve dhe municionit”, kërkojmë nga ana juaj të na vihet në dispozicion një kopje e dosjes dhe praktikës për të vendosurin në shërbim prove, shtetasin Olger Mustafa…”.

Olger Mustafa dhe Altin Balliu

Një ditë pas dërgimit të kësaj kërkese në prokurorinë e Korçës në 15 maj 2019 drejtori i shërbimit të provës në Korçë, kthen përgjigje. Një përgjigje që tregon se institucionet tona janë mjaft të dobëta dhe aspak nuk kryejnë detyrën. Përgjigjia tregon situatën se ku ka rënë drejtësia shqiptare, duke shkuar në kufinjtë e “ulërimës”. Drejtori Kiço Koço i shkruan Dhorina Theodhorit se:”…në përgjigje të shkresës tuaj, kun a kërkoni një kopje të dosjes dhe praktikës për shtetasin Olger Mustafa, ju bëjmë me dije se për këtë person Zyra Vendore e Shërbimit të Provës Korçë, nuk ka asnjë urdhër ekzekutimi dhe për këtë arsye ky shtetas nuk është vënë në shërbim prove…”. Duke lexuar këtë përgjigje ka shumë gjasa që prokurori i ekzekutimeve të vendimeve penale në Korçë, të mos ketë çuar për ekzekutim në shërbimin e provës, vendimin e datës 30 nëntor 2017, që lironte nga qelia Olger Mustafa, duke e urdhëruar këtë të fundit të qëndronte në shtëpi dhe të mbante kontakt me shërbimin e provës. Vendimi i nëntorit 2017 i falte dy vite burg të mbetur Mustafës dhe e detyronte atë të qëndronte vetëm në shtëpi, pasi po të lexosh këtë vendim gjyqësor, këtij të dënuari i rrezikohej jeta, pasi vuante nga një sumendje e quajtur “Hernia Diskale”, e cila ka shërbyer si alibi për të dalë nga burgu.

Por sapo Mustafa, ka lënë qelinë ai jo vetëm që nuk ka qëndruar në shtëpi ashtu siç ka urdhëruar gjyqtarja Flojera Davidhi, por nuk është vënë as në shëbim prove. Olger Mustafa qarkullonte në rrugët e qytetit të Korçës dhe jo vetëm i armatosur dhe askush nuk e ndalonte dhe i kërkonte llogari. Derisa në 17 janar 2019 Olger Mustafa ka qëlluar me katër plumba, dy në kokë, një në gjoks dhe një në kofshë, të riun Altin Balliu nga fshati Slabinjë e Pogradecit.Ngjarja që tronditi Korçën vetëm pak ditë pas Vitit të Ri, ka ndodhur për shkak të një zënke për bllokimin e rrugës, ku autori i krimit ka filluar të konfliktohet me viktimën Altin Balliu dhe shokët e tij që ndodheshin në makinë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • toto rina: 17/09/2019 12:34

    geri beri 7 vite burg o gazetar loqe.cduhet te bente me shume.asnje gervishtje nuk mori ai kurbati ateher kur e qelloi geri.dhe ishte vertet i semure se u operua nga kurrizi.

    Përgjigju
    • Mon: 17/09/2019 20:30

      Po tani sa do beje o toto? Pa gervishtje 7 vjet, me 4 gervishtje X ? Mjere familja e viktimes pa Geri gjeti ate qe kerkonte.

    • Vicidoli: 17/09/2019 16:34

      Rrnoft Birisha qe na beni me arme

  • www.youngtribune.com: 17/09/2019 09:55

    Drejtesia qe duam kur po vjen

    Përgjigju
    • Profesori: 17/09/2019 12:36

      Nuk do te vi kurre. Jemi popull qe nuk e meritojme. Jemi komb pa heronje drejtesie!

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Sulmet e Metës ndaj SPAK, avokat Beqiri: Në hall të madh, po i shtrëngohet laku! Do të shpëtojë miliardat, kreu i PL-së pronar i kompleksit në Velipojë

Sulmet e Metës ndaj SPAK, avokat Beqiri: Në hall të madh, po i shtrëngohet laku! Do të shpëtojë miliardat, kreu i PL-së pronar i kompleksit në Velipojë