Si u veshën vipat në mbrëmjen e 'Këngës Magjike' (FOTO)

Si u veshën vipat në mbrëmjen e 'Këngës Magjike' (FOTO)

Anxhela Peristeri, Adrola Dushi, Marsela Çibukaj

Mbrëmjen e djeshme është mbajtur nata e parë e festivalit “Kënga Magjike”, ku këngëtarë të rinj dhe yje të muzikës shqiptare performuan.

Në skenë janë ngjitur emra të njohur të ekranit shqiptar,  ku ata u bënë bashkë për një kauzë. 

“Këndojmë për të ndërtuar” është motoja e këtij vit dhe paratë që do të fitohen nga shitja e biletave do të shkojnë në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmetet.

Këngëtarët pjesëmarrës i kanë kushtuar një vëmendje të veçantë pamjes së tyre të jashme dhe u kujdesën që të shkëlqejnë.

Eventi u prezantua nga Ardit Gjerbrea dhe modelja Adrola Dushi, e cila shkëlqeu me dy fustanet.

Fustani ngjyrë blu karakterizohej nga pupla, kurse fustani i dytë ishte ngjyrë të zezë dhe nxirrte në pah trupin e saj.

Në sy ra edhe kostumi ngjyrë blu me pak shkëlqim i prezantuesit Ardit Gjebrea.

Edhe artistët e tjerë nuk ngelen pas, ku Marsela Çibukaj shkëlqeu me fustanin ngjyrë rozë dhe shfaqi një moment mjaft romantik gjatë puthjes me të dashurin e saj.

Soni Malaj kishte veshur një fustan të zi me një pjesë ngjyrë argjendi në njërën dorë.

Surpriza e mbrëmjes ishin dy vogëlushët, të cilët sfiduan dy prezantuesit, Arditin dhe Adrolën.

Dy vogëlushë të shkathtë në prezantimin shqip dhe në gjuhën angleze e zbukuruan mbrëmjen me një energji krejt ndryshe.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Akuzat për përdhunim, arrestohen dy lojtarët e klubit të Premier League në Angli

Akuzat për përdhunim, arrestohen dy lojtarët e klubit të Premier League në Angli