Si u zbulua pajisja e modifikuar në qelinë e Admir Tafilit! Deklarata e teknikut të televizorit që alarmoi autoritetet: Kryente biseda telefonike me persona nga bota e krimit

Si u zbulua pajisja e modifikuar në qelinë e Admir Tafilit! Deklarata e teknikut të televizorit që alarmoi autoritetet: Kryente biseda telefonike me persona nga bota e krimit

Admir Tafili

Zyrtarë të Burgut të Sigurisë së Lartë Burrel bëjnë me dije se në prillin e këtij viti dyshohet se njëri nga gardianët e këtij institucioni dërgoi në qelinë nr. 4 të Tafilit një dekoder elektronik televiziv, i cili dërgonte në qeli sinjalin televiziv. Por pajisja kishte edhe një rol tjetër, atë të bisedave telefonike, me të cilën Talifi mund të komunikonte pa u përgjuar nga zyrtarët e Burgut të Burrelit.

Sipas burimeve, Admir Tafili është ankuar një moment për pajisjen, e cila nuk sillte sinjal në televizorin e tij. “Dekoderi u dërgua për riparim te specialistët. Njëri prej tyre u tha autoriteteve se në dekoderin e Tafilit ishte montuar ‘diçka’ që pajisjet e ngjashme nuk e kishin. Ky konstatim ka alarmuar autoritetet vendore të burgut, të cilët informuan menjëherë Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve”, bënë me dije burime pranë institucionit të vuajtjes së dënimit.

Pajisja e riparuar për sinjalin televiziv është ridërguar në qelinë e Tafilit edhe pak ditë më parë. Policia e Burgjeve ka ushtruar një kontroll të befasishëm në qelinë e Admir Tafilit. Qëllimi i operacionit blic ishte gjetja dhe sekuestrimi i pajisjes së dyshuar me të cilën Tafili kryente biseda telefonike me persona që kanë lidhje të forta me botën e krimit.

HETIMET

Hetimet për rastin janë marrë përsipër nga Prokuroria Speciale kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Pajisja e modifikuar po i nënshtrohet një ekspertize të mirëfilltë nga specialistët më të mirë në vend dhe nga të huaj për të zbuluar bisedat e Tafilit, çfarë ka folur ai me të dënuar të tjerë apo individë të shpallur në kërkim, brenda dhe jashtë vendit. Hetimet e thelluara synojnë të zbulojnë fillimisht kush e futi pajisjen elektronike në qelinë e të dënuarit. Sekuestrimi i procesverbaleve dhe dokumentacionit të kohës kur pajisja u dërgua në qeli do të zbulojnë gardianin që e dërgoi atë brenda, duke gjetur nga erdhi ajo, ku është blerë, a e dinte roja se dekoderi ishte i modifikuar etj.

SPAK ka dyshime të forta se pajisja jo vetëm i ka shërbyer Tafilit për të biseduar me zë dhe figurë me “miqtë e tij”, por ajo ka regjistruar edhe bisedat. Kjo besohet të çojë hetuesit në zbulimin dhe zbardhjen e ngjarjeve të rënda në vend apo porositë që ka dhënë Tafili për realizimin e qëllimeve të tij. Një zyrtar i këtij burgu tha se ka dyshime të forta se pajisja do të zbardhë dhe aktivitete të tjera kriminale të Tafilit apo “rrjetit” të tij kriminal në vend apo jashtë kufijve.

Mendohet se ai kishte planifikuar të tjera ngjarje të rënda. Madje dyshohet se “greva” e fundit në këtë burg lidhej pikërisht me përpjekjen e tij që të mos zbulohej pajisja. Gjetja e kësaj pajisjeje dhe problemet e krijuara kohët e fundit në Burgun e Sigurisë së Lartë mund ta çojnë Admir Tafilin në izolim të plotë.

DËNIMI

Admir Tafili është dënuar për vrasjen e mbetur në tentativë ndaj ish-shefit të Krimeve, Prel Pjetrushi. Ai njihet edhe si kreu i grupit të ‘tritolit’, duke dhënë porosi nga burgu për vrasjen e Ibrahim Manit. Ai është akuzuar për vrasjen e drejtorit të Policisë së Shkodrës, Arben Zylyftari, ngjarje e ndodhur në vitin 2000, ku i përfshirë rezulton edhe vëllai i tij, Genci. Policia shkoi për t’i arrestuar babanë, Bahri Tafilin, i cili akuzohej për vrasjen e Skënder Gecit. Në operacion u vra, përveç komisarit Zylyftari, edhe Bahri Tafili./ Gazeta "Panorama"

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 25/11/2021 03:03

    Ne cilin vend te botes,pervec Shqiperise,te burgosurve u lejohen TV personale ne qeli?! Hiqjuani! TV te jete vetem ne nje dhome te madhe ku te burgosurit t'a shohin ne grup,nen monitorimin e kamerave e rojeve.

    Përgjigju
    • Bruno: 25/11/2021 21:51

      Ne cdo burg te te botes ka tv personal brenda ne dhome . Greqi itali franc spanj angli suedi zvicer e cdo vend tjeter . Jo kaq i eger bish zbutu pak

  • Shko_dra: 24/11/2021 21:29

    Veprim diletantesh ose i bere me dashje per heqjen e pajisjes komunikuese te denuarit per te mos dale prova se ai bisedonte me ndonje politikan, prokuror, gjykates apo drejtor burgu!! Nje polic kriminal profesionist do t`a lejonte pajisjen dhe do te vijonte pergjimin e komunikimeve duke grumbulluar prova dhe implikime pa fund te personave dhe grupeve kriminale qe nuk jua merr mendja, por siç duket oktapodi fitoi edhe kete here... Sa per muhabet, ky tipi ka aq aftesi korruptuese sa kur ishte ne burgun e Shen-Kollit ne Lezhe ishte saldatori i burgut, kishte nje saldatrice qe "saldonte" rrethimin e jashtem, ku pallonte edhe dashnoren, gardiane burgu!!

    Përgjigju
  • Komisar katani: 24/11/2021 15:46

    Po te burgu i peqinit qe bohet nomi. Gardjanet fusin telefon imarrin prap I fusin prap sa bojn te burgosurit naj kercenim ose vojn naj gjob dikujt jasht . Shkojn gardjanet e I marrin prap telf. Ku bohet kontrolli nuk ka tel . Sidomos gardjant .A.V dhe Xh.Sh.Kan mbi 10 vjet qe e bojn kete pun bashkpunoj me krimin e organizuar.dhe te gjith e dine..shtet e spark leshi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin