Komanda Qendrore e SHBA: Shqipëria i bashkohet Koalicionit të Sigurisë Ndërkombëtare Detare

Komanda Qendrore e SHBA: Shqipëria i bashkohet Koalicionit të Sigurisë Ndërkombëtare Detare

Shqipëria është bërë pjesë e Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Koalicionin e Sigurisë Ndërkombëtare Detare (IMSC).

Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada Amerikane në Tiranë, ku shkruhet se SHBA mirpret pjesëmarrjen e Shqipërisë në IMSC.
 
Shqipëria është vendi i shtatë që i bashkohet kësaj përpjekje të rëndësishme shumëkombëshe për të siguruar lirinë e lundrimit dhe rrjedhën e lirë të tregtisë përmes rrugëve detare kryesore në Lindjen e Mesme.

Në këtë nismë marrin pjesë Shtete e Bashkuara të Amerikës, Mbretërisa e Bashkuar, Australia, Mbretëria e Arabisë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreini për të kontribuar në IMSC.

"Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës mirëpret pjesëmarrjen e Shqipërisë në Koalicionin e Sigurisë Ndërkombëtare Detare (IMSC). Shqipëria është vendi i shtatë që i bashkohet kësaj përpjekje të rëndësishme shumëkombëshe për të siguruar lirinë e lundrimit dhe rrjedhën e lirë të tregtisë përmes rrugëve detare kryesore në Lindjen e Mesme. Shqipëria iu bashkohet Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar, Australisë, Mbretërisë së Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahreinit për të kontribuar në IMSC. Liria e lundrimit është një normë ndërkombëtare jetike për mbrojtjen e së cilës komuniteti ndërkombëtar duhet të punojë së bashku." thuhet në deklaratën e Ambasadës Amerikane.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ggg: 01/11/2019 21:10

    Po keta tanet me cfare i bashkohen kesaj aleance??? Mos i bashkohen me peshkarexhat e viteve 50-te???

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet