Siguria e përbashkët në Adriatik, Vengu takon komandantin e Forcave Detare italiane

Siguria e përbashkët në Adriatik, Vengu takon komandantin e Forcave Detare italiane

Pirro Vengu

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu zhvilloi një vizitë në bordin e një prej anijeve të flotës luftarake italiane të ankoruara në brigjet shqiptare. Atje Vengu u prit nga komandanti i Forcave Detare italiane, admirali Enrico Credendino.

Vengu njoftoi se një nga temat e takimit ishte siguria e përbashkët në Adriatik, me fokus në misionet e përbashkëta në kuadër të bashkëpunimit dypalësh dhe nismës ADRION.

Ndërsa një pikë tjetër e rëndësishme e bisedës, ishte mbështetja dhe zhvillimi i kapitalit njerëzor.

“Investimi në trajnimin dhe profesionalizimin e ushtarakëve tanë është prioritet i Ministrisë së Mbrojtjes, dhe jam i lumtur që homologët tanë italianë do të vazhdojnë të na mbështesin në këtë drejtim”, u shpreh Vengu.

Ministri nënvizoi se “ky bashkëpunim i fortë në të dy anët e Adriatikut, përmes misioneve, stërvitjeve dhe trajnimeve të përbashkëta, forcon edhe më tej marrëdhëniet tona në fushën e sigurisë detare”.

Xh.K/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, kush mund ta ndihmojë më shumë Shqipërinë në rast fitoreje?



×

Lajmi i fundit

U arrestua për abuzim me fondet e BE, Ilir Beqaj kërkon lirimin nga qelia, bën rekurs në Gjykatën e Lartë

U arrestua për abuzim me fondet e BE, Ilir Beqaj kërkon lirimin nga qelia, bën rekurs në Gjykatën e Lartë