Siguria kibernetike, Tafa: Shqipërisë i mungojnë 170 ekspertë

Faqet online të institucioneve shtetërore kanë shpesh pre e sulmeve kibernetike ndaj së shpejti do të krijohet Akademia Kombëtare e Sigurisë Kibernetike.  Kështu është shprehur Igli Tafa drejtor i përgjithshëm i AKCESK gjatë punimeve te konferencës "Ditët ballkanike të sigurisë kibernetike", e cila po mbahet në Durrës. Vendit tonë aktualisht i mungojnë 170 ekspertë të kësaj fushe.

“Për sigurimin e kësaj armate do të krijohet akademia kombëtare  e sigurisë kibernetike, e cila do të ketë bashkëpunim të ngushtë me universitetet publike dhe private”, tha Igli Tafa drejtor i përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike (AKCESK).

Në kuadër të projektit “Qeverisja e mirë e sigurisë kibernetike në Ballkanin Perëndimor” mbështetur nga qeveria britanike u zhvillua edicioni i dytë të Balkan “Cybersecurity Days BCD 2024”. Organizime të tilla i shërbejnë thellimit të bashkëpunimit rajonal në kuadër të rritjes dhe forcimit të kapaciteteve teknike dhe njerëzore për mbrojtjen e infrastrukturave të informacionit nga sulme të ndryshme kibernetike dhe sulme të sofistikuara.

Bashkëpunimet dhe axhendat ndërvepruese midis organizatave te ndryshme është qëllimi kryesor i kësaj konference ku morën pjesë një sërë ekspertësh te Ballkanit dhe Europës.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Dorëheqja e Endrit Braimllarit nga roli i nënkryetarit të PL-së, Meta: Nuk jam në dijeni

Dorëheqja e Endrit Braimllarit nga roli i nënkryetarit të PL-së, Meta: Nuk jam në dijeni