Dy mjete lundruese janë bllokuar dhe janë gjobitur nga policia kufitare në Vlorë gjatë aksionit për sigurinë e vijës bregdetare, i cili në dy raste ka evidentuar lundrime në zonat e ndaluara.
Nga kontrollet e kryera përgjatë gjithë vijës bregdetare në Vlorë dhe Sarandë, policia kufitare ka konstatuar dy mjete lundrimi në shkelje të rregullave të lundrimit, duke kaluar zonat e ndaluara për lundrim.
Për pasojë janë bllokuar një gomone dhe një skaf dhe janë gjobitur me 100 mijë lekë të rinj, drejtuesit e tyre.
Konkretisht Policia Kufitare e Vlorës ka ndëshkuar me gjobë 100 mijë lekë të rinj, drejtuesin e mjetit lundrues gomone, pasi u konstatua se po lundronte në zonë të ndaluar, në plazhin e Jonufrës.
Ndërsa drejtuesin e mjetit lundrues skaf, u gjobit me po të njëjtën masë pasi gjatë verifikimeve ka rezultuar se nuk kishte në bord, dokumentacionin e nevojshëm për lundrim.
Policia Kufitare do të vijojë kontrollet në të gjithë vijën bregdetare të qarkut. Gjithashtu, fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në aplikacionin Komisariati Dixhital, ose të telefonojnë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar anonimatin, reagim të shpejtë dhe profesional.
M.T/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.5%
-
Jo
27%
-
Nuk e di
4.5%
Vota total: 1766
Lajme të tjera
-
Basketboll femra/ Tirana mund Flamurtarin në finalen e parë
24 Prill, 12:12
-
Vlorë, 20 të dënuar lirohen sot nga burgu i Vlorës, 5 përfitojnë ulje
24 Prill, 10:19
-
Vlorë/ Shtyu amerikanen nga shkallët, nis hetimi për turisten gjermane
23 Prill, 15:36
-
Emigrantë në Vlorë, indianët: Punojmë prej dy vitesh në fabrikë, të kënaqur me punën, na mungojnë familjarët
23 Prill, 15:19
-
Shembet rruga ngjitur me pallatin në ndërtim, izolohen banorët e lagjes ‘Qazim Demi’ në Sarandë (VIDEO)
23 Prill, 12:14
-
Sarandë/ Vuante nga probleme të shëndetit mendor, turistja gjermane rrëzon amerikanen nga shkallët në Lukovë
22 Prill, 15:19
-
Fredi Beleri kandidat për eurodeputet, Vangjel Tavo: Çështje që i takon Greqisë! Mitsotakis në vështirësi, do votat e ekstremistëve të djathtë
22 Prill, 12:15
-
Aksident pranë rrugës Transballkanike në Vlorë, shoferja humb kontrollin nga shpejtësia dhe përplaset me një ‘Fiat’
22 Prill, 11:21
-
Vlorë/ Me pistoletë lodër grabitën 2 kalimtarë dhe një pikë karburanti, arrestohen 2 të mitur dhe 20-vjeçari (VIDEO)
22 Prill, 09:07
-
Një fundjavë plot aktivitete për të rinjtë e Sarandës
21 Prill, 17:54
-
Reshjet e shiut në Vlorë, bllokohet qarkullimi nga përmbytja në lagjen ‘Rilindja’
21 Prill, 10:59
-
Gjysmëmaratona në Vlorë, 1200 garues nga e gjithë bota! Në garë dhe nxënësit e shkollave
21 Prill, 10:22