Në kuadër të sezonit veror dhe sigurisë në det policia ka intenstifikuar kontrollet në bregdetin e qarkut të Vlorës.
Përmes një njoftimi zyrtar për mediat blutë bëjnë me dije se kanë bllokuar 41 mjete lundruese (7 Jet Ski, 34 gomone dhe skafe) në Ksamil, pasi kanë rezultuar në paligjshmëri.
Drejtuesit u gjobitën për shkeljet si vijojnë:
3 për shkelje të perimetrit të sigurisë - gjobë 100 000 lekë secili;
2 për tejkalim të numrit të personave që lejohen në bord - gjobë 30 000 lekë secili;
1 për ushtrim të aktivitetit pa licencë - gjobë 100 000 lekë;
1 për mosregjistrim të pronësisë mbi mjetin lundrues - gjobë 20 000 lekë;
34 për mungesë të dokumentacionit në bord - gjobë 10 000 lekë secili.
Njoftimi i plotë:
Vijojnë intensivisht kontrollet nga Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare, në të gjithë vijën bregdetare të qarkut Vlorë, ndaj mjeteve lundruese, kryesisht ndaj atyre të argëtimit për verifikimin e dokumentacionit dhe zbatimin e rregullave të lundrimit.
Nga 132 mjete lundruese të kontrolluara gjatë ditëve të fundit, nga Ksamili në Sarandë, 41 rezultuan në paligjshmëri
Bllokohen 41 mjete lundruese (7 Jet Ski, 34 gomone dhe skafe).
Drejtuesit e këtyre mjeteve lundruese u ndëshkuan për shkeljet si vijojnë:
3 për shkelje të perimetrit të sigurisë - masa administrative 100 000 lekë secili;
2 për tejkalim të numrit të personave që lejohen në bord - masa administrative 30 000 lekë secili;
1 për ushtrim të aktivitetit pa licencë - masa administrative 100 000 lekë;
1 për mosregjistrim të pronësisë mbi mjetin lundrues - masa administrative 20 000 lekë;
34 për mungesë të dokumentacionit në bord - masa administrative 10 000 lekë secili.
Policia Kufitare e Vlorës apelon për pronarët dhe për përdoruesit e mjeteve lundruese, për respektimin e perimetrit të sigurisë së pushuesve në plazhe, për zbatim me korrektesë të kërkesave ligjore për daljen në det dhe për pajisjen me dokumentacionin përkatës.
Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare janë të angazhuara maksimalisht për të garantuar sigurinë në plazhe dhe në këtë kuadër, do të intensifikojnë kontrollet dhe monitorimin nga toka dhe në det, në të gjithë vijën bregdetare.
Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast paligjshmërie, duke iu garantuar anonimat, reagim të shpejtë dhe profesional.
Xh.K/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Qershor, 07:43
A prisni që rinumërimi i 44% të kutive të votimit të ndryshojë rezultat?
-
Po
9.2%
-
Jo
87.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 87
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Akuzohen se shisnin kokainë, hashash dhe ekstazi në plazhin e Dhërmiut, në pranga turisti britanik dhe malajziani
16 Qershor, 16:08
-
Sezoni turistik, Bashkia e Himarës pezullon ndërtimet në zonën turistike për 3 muaj, nga 15 qershor në 15 shtator
16 Qershor, 16:08
-
Dy turistë të huaj mbetën të plagosur në Gjipe e Shkëmbin e Kavajës, arrestohen pronarët e mjeteve lundruese
16 Qershor, 09:49
-
Shpërndante kanabis me doza në Vlorë, arrestohet 21-vjeçari
16 Qershor, 09:35
-
Vlorë/ 35-vjeçari vetëplagoset me armë, dërgohet te Trauma
16 Qershor, 07:42
-
Durrës/ Ishte duke bërë manovra me Jet Ski dhe ra në ujë, 21-vjeçari belg në gjendje të rëndë te Trauma! Shoqërohet pronari i mjetit
15 Qershor, 22:59
-
E rëndë në Gjipe/ Turisti gjerman goditet nga helika e gomones, në gjendje të rëndë te Trauma! Shoqërohet drejtuesi (EMRI)
15 Qershor, 15:36
-
Balena shfaqet në ujërat e Karaburunit, pamjet e ‘vizitores' së rrallë janë kapur nga ajri (VIDEO)
15 Qershor, 10:27
-
Kishin mbetur të bllokuar në det, policia iu vjen në ndihmë 8 pushuesve në Vlorë (VIDEO)
15 Qershor, 10:09
-
SPECIALE/ Historia e rrallë e murgut Gerasimos, shenjtori i dytë shqiptar
15 Qershor, 09:56
-
Aksident në Sarandë, automjeti përplaset me disa mjete të tjera të parkuara dhe përmbyset në rrugë! S’ka të lënduar
15 Qershor, 07:04
-
Nis depozitimi i mbetjeve në Landfillin e Sherishtës. Fusha në Vlorë nuk do i shpëtojë zjarrit, Dredha: Zhduket vetëm me magji!
14 Qershor, 15:16