'Siguria publike në 2019-ën në nivelet më të mira historike!' Leshaj: Policia nuk do të ketë festë, por shërbim (VIDEO)

TIRANË  - Në ditët e para të janarit ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj do të ketë në duar për ta bërë publik bilancin e policisë së Shtetit në vitin 2019, e megjithatë, nga treguesit e deritanishëm, ai tha se siguria publike ka qenë në nivelet më të mira historike.

"2019-a ka qenë vit i ngarkuar, po i afrohemi mbylljes së vitit me tregues optimistë sa i takon progresit të bërë. Treguesit e sigurisë publike janë në nivelet më të mira historike", tha Lleshaj.

Synimi i tanishëm i policisë - tha Lleshaj - është t'i garantojnë shqiptarëve të kalojnë festa të qeta të fundvitit, e veçanërisht ditën e ndërrimit të vitit ku ka edhe më shumë lëvizje. Ministri i Punëve të Brendshme Sandër Lleshaj pas një takimi që pati në drejtorinë e Policisë së Tiranës me drejtuesin Rebani Jaupi dhe kryepolicin Ardi Veliu, tha se për efektivët e policisë nuk do të ketë festë, por shërbim. 

"Policia është angazhuar me prani të shtuar në territor. Fokusi është kufiri, rendi publik, elementët me precedentë penalë, dhe përpjekja për të siguruar qetësinë e festës. I bëj thirrje qytetarë të intensifikojnë bashkëpunimin me policinë duke informuar për shqetësimet e tyre. Duhet informuar përmes gjithë kanaleve, përmes 112, komisariatit dixhital, për të garantuar që festat do të zhvillohen në qetësi të plotë. Bashkëpunim, telefonata me policinë e shtetit, dhe të jeni të bindur që policia do të jetë aty ku është e nevojshme. Policia nuk do të ketë festë, por shërbim", tha ministri i Brendshëm.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • astrit: 27/12/2019 15:29

    Zoti Minister!Keni bere nje pune te shkelqyer qe kur jeni vene ne drejtimin e atij institucioni! Pergezime dhe vazhdojeni punen e nisur per rritjen e sigurise ne kete vend ku policia bashke me Forcat e Armatosura kane mbetur nder institucionet me te besueshme dhe me shpirt kombetar! Njerezit dashakeq kujtojne se te gjithe problemet qe ka ky vend i zgjidh policia, bile edhe rrogat dhe ushqimin qe duhet te hane! Inkurajojeni policine qe te punoje, se kur jeni ne trafik te renduar thoni po policet ku jane, kur ben zhurme komshiu kerkoni policine, kur dikush ju ngacmon kerkoni policine, ne shkolla dhe kopshte kerkoni te jete policia, etj.etj. Ata jane superheronj, qe duhen paguar me mire dhe duhen veshur e trajtuar shume here me mire!

    Përgjigju
  • Mirdikori: 26/12/2019 22:29

    MBAINI NE PUNE NGA 12 ORE NE DITE. SE I KENI ME KOSTO ZERO E AS NUK ANKOKOHEN. SEPSE SI SHTET ME TRADITA KOMUNISTE SKAN DREJT TE ANKOHEN ME LIGJE TE POL.SHTETIT. E MIRR TA PASKAN SHKRUJT MBIEMRIN LESHAJ E LI E KENI BO VENIN... O KAMBALE

    Përgjigju
  • Alfons: 26/12/2019 19:26

    Ore ,ik nje minister hajde nje tjeter,i njejti avaz,jepini policeve car i takon se njerez jane dhe ata.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Meta mbledh Komitetin Drejtues të Partisë së Lirisë, përshëndet me përqafim Elona Gurin! E pranishme dhe Kryemadhi

Meta mbledh Komitetin Drejtues të Partisë së Lirisë, përshëndet me përqafim Elona Gurin! E pranishme dhe Kryemadhi