Siguria ushqimore në shkolla, AKU mbyll subjekte dhe gjobit disa të tjerë

Siguria ushqimore në shkolla, AKU mbyll subjekte dhe gjobit disa të tjerë

Foto ilustruese

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në kuadër të kontrollit të operatorëve të biznesit ushqimor (FAST FOOD-e) pranë institucioneve arsimore, shkolla, kopshte, çerdhe ka kryer në rang vendi 227 inspektime.

Pas kontrolleve janë marrë; 65 masa administrative me paralajmërim, 13 masa administrative me gjobë në vlerën 1 720 000 lekë si dhe 2 ndërprerje aktiviteti.

Ndërkohë gjatë inspektimeve, AKU thekson se janë dhënë edhe këshillime ndaj subjekteve për të bërë të mundur eliminimin e problemeve që mund të konstatohen nga produktet ushqimore.

AKU u bën thirrje qytetarëve që të denoncojnë çdo rast, çdo tentativë abuzimi nga këto subjekte pranë shkollave dhe kopshteve.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Interi beson te Inzaghi, rinovon deri në vitin 2027

Interi beson te Inzaghi, rinovon deri në vitin 2027