Sikur nëntetarja Zarife Hasanaj ta shikonte gjestin prekës që bënë sot kolegët e saj

Sikur nëntetarja Zarife Hasanaj ta shikonte gjestin prekës që bënë sot kolegët e saj

Zarife Hasanaj do të ishte shumë e kënaqur të shihte teksa kolegët e saj të shkruanin mbi rërë mbiemrin e saj si një nëntetarja e cila përfundoi me sukses misionin e saj në Letoni...Por fatkeqësisht Hasanaj nuk mundet ta shohë këtë gjest të kolegëve të saj, pasi një minë i mori jetën para kohe.

Sot, kolegët e saj kanë formuar me trupin e tyre, mbiemrin " Hasanaj" të rënë në krye të detyrës në shenjë nderimi për punën e saj të përkushtuar. 


Kolegët shkruajnë me trupin e tyre mbiemrin "Hasanaj"

Ditën e nesërme në orën 12:45 do të organizohet ceremonia e pritjes së trupit të pajetë të nëntetarjes në bazën ajrore në Rinas.

Ministrja Xhaçka ka marrë mesazh ngushëllimi edhe nga homologu i saj letonez, Artis Pabriks, por edhe grup-batalioni i NATO-s si edhe nga atashetë e huaj ushtarakë.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'La Reppublica' korrigjon veten dhe lajmin e rremë për Ramën

'La Reppublica' korrigjon veten dhe lajmin e rremë për Ramën