Silva Caka drejt PS-së? Bushati: Të gjithë janë të mirëpritur! LSI është parti shtëpiake, nuk na merr dot asnjë socialist

Deputeti i PS-së, njëkohësisht dhe kryetari i socialistëve për Tiranën, Ervin Bushati shprehet se ata nuk e ndjejnë shqetësim apo frikë për largimin komponentëve partiakë drejt LSI-së. Gjatë një interviste në Report Tv, ai e cilësoi LSI-në si një parti shtëpiake dhe se nuk e sheh si sfidë.

I pyetur për mundësinë e largimit të kryetares së KQZ pranë LSI-së, Silva Caka drejt PS-së, Bushati u shpreh se dera është e hapur për të gjithë ata persona që duan të anëtarësohen pranë kësaj force politike dhe duan të japin kontributin e tyre.

"Si kryetar i PS për Tiranën ne jemi në fushatë non-stop. Ka qenë një vit me shumë evente dhe për ndryshime që na është dashur të përshtatemi me teknologjinë e bërjes së fushatës. Duhet t'i përshtatemi fushatës në kohë pandemie. Mësojmë nga më të mirët në botë. Jemi përditë pranë qytetarëve. Nuk ka mundësi që PS të ndjehet në presion apo të mendohet se të marrë njeri nga një parti shtëpiake. Nuk e shohim si sfidë. Ne duhet të kemi sa më shumë qytetarë që na mbështesin. Duhet të jetë vlerësimi i punës, jo rotacionit politik. Duhet të zgjedhin ata që e bëjnë punën më mirë. Ne besojmë që kemi punëtorin më të mirë në Shqipëri. PS si familja më e madhe në vend, të gjithë janë të mirëseardhur. Çdo qytetar është i mirëpritur e sidomos ata që mund të kenë eksperiencë. Për të gjithë është e hapur ftesa. Ne kemi 18 mijë anëtarë të PS. Vetëm muajin e fundit jemi rritur me 3000. Në Shqipëri ka vend vetëm për parti të mëdha" - tha Bushati.

Teksa na ndajnë vetëm pak muaj nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Bushati u shpreh se fokusi i fushatës së PS-së është qarku i Tiranës. Ai thotë se kush merr Tiranën, merr Shqipërinë madje duke theksuar se PS luan në fushën e saj.

"Në Tiranë duke qenë dhe njësia më e madhe vendore, në këtë qark do vendoset për 36 deputetë. Beteja do jetë e fokusuar këtu. Kush merr Tiranën merr Shqipërinë. Ne luajmë në fushën tonë pasi kemi pushtetin vendor dhe lokal. Nuk ka parti perfekte. Ne jemi partia më e madhe në vend. Ne kemi prani në çdo qendër votimi. Ne kemi sfidë në të gjithë këtë qark. Ne kemi sfidë të ruajmë rezultatin në Vorë e Kavajë. Në Kavajë është bërë një punë shumë e mirë, po riorganizohet struktura e PS. Edhe në Kamëz po bëhet një punë e mirë. Kryeministri Rama na ka vendosur një standart që të mos biem më poshtë se 74 mandate dhe ne po punojmë që ta realizojmë atë" - tha Bushati.

Nuk kanë munguar dhe akuzat ndaj PD-së, ku Bushati shprehet se ata janë prapa si sistem organizativ dhe të pavendosur në atë që bëjnë.

"PD-ja si parti e dytë, ka ambicie por kjo nuk është kusht i mjaftueshëm. I kam parë gjithmonë që janë prapa si sistem organizativ. Ata nuk kanë një kryetar të PD-së në Tiranë. Ata kanë provuar që nuk janë të besueshëm. Janë të pavendosur në atë që bëjnë. PD e mban veten si parti e djathtë por deri më sot nuk kanë folur për ide të djathta. Ne kemi muaj që punojmë me votuesit dhe strukturat tona. Po punojmë me sistemet tona që janë të integruara dhe funksionale" - tha Bushati.

Kujtojmë që gjatë javëve të fundit, Më herët nga LSI u larguan edhe figura qendrore e saj në Qarkun e Beratit, ish ministri i drejtësisë Nasip Naço si dhe Ish-drejtori i portit të Durrësit dhe ish-drejtori i Aviacionit Civil, Aleksandër Lipivani, ish deputeti i LSI-së për Beratin Gledion Rehovica, të cilët kanë vendosur t’i bashkohen PS-së. Këto rrjedhje ndodhin vetëm pak muaj para zgjedhjeve të 25 prillit duke dëmtuar rëndë LSI-në dhe kalkulimet e saj elektorale.

E.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kiki: 18/01/2021 17:23

    Po Silva harron cfare ka thene per PS? Seriozisht? Kane shtylle kurrizore robt apo hajt ku te kapim ndonje post? Pffff intelektuale medemek

    Përgjigju
  • Desi: 18/01/2021 17:23

    Nuk jane rrjedhje apo largime por blerje, rekrutime! Eshte nje taktike e vjeter ne Shqiperi por qe per fat te keq me shume e perdorur vecanerisht nga PS. Kujtojme deputetet me background kriminal fillimisht dhe me pas te tjere me te rinj por qe pas kuintave kontrollohen nga po te njejtat grupime. Te gjithe te "rrjedhurit" nga LSI jane individe te spikatur te LSI ne te kaluaren, kur nen drejtimin e Metes dhe me lidhje ne boten e krimit arriten ti sigurojne vota te mjaftueshme per pushtet. Kuptohet, edhe postet i moren ne pika kyce ku arrinin te gjeneronin korrupsion. Kjo eshte pikerisht cka ofron PS, pushtet per te gjeneruar apo konsoliduar korrupsion. PD por edhe LSI jo se nuk do te bejne te njejten gje, perkundrazi, por jane te limituara ne afrimin e te tille grupimesh te errta pasiqe nuk kane asnje pushtet ne dore.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mijëra njerëz protestojnë kundër ligjit për “agjentët e huaj” në Gjeorgji

Mijëra njerëz protestojnë kundër ligjit për “agjentët e huaj” në Gjeorgji