Silvi Bardhi në Report Tv: Basha synon përçarjen përfundimtare të PD-së

Partia Demokratike humbi thellë në zgjedhjet e 14 majit, por me rikthimin e Lulzim Bashës mbetet ende në pikëpyetje bashkimi i partisë. Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Rithemelimit, Silvi Bardhi e ftuar në Report Tv me gazetaren Besmira Palushi tha se shpirtërisht demokratët janë të bashkuar, por sipas saj problemi qëndron tek Partia Demokratike, që sipas saj janë disa personazhe që nxisnin përçarjen, referuar këtu Lulzim Bashës e Enkelejd Alibeajt. Sipas saj, përçarja e PD-së është qëllimi i Lulzim Bashës.

“Do thoja në kuptimin, që ne shpirtërisht jemi të bashkuar, demokratët janë të bashkuar, janë dy tre personazhe që fryjnë një lloj përçarje. U vu re edhe në fushatën e Tiranës. Bejko që në daljen e parë sulmoi Berishën, as Veliakn, s’ka denoncuar asnjë fakt, u sulmuan demokratë. U shfrytëzua logo, emri i saj, imazhi për një personazh të vetëm, për Lulzim Bashën. E vërteta është se Basha rivjen me idenë që vjen me dije të reja, por mbetet me të njëjtën mendësi duke i fryrë përçarjes. Unë mendoj se janë tre personazhe që janë me idenë që ta ushqejnë më shumë përçarjen. PD nuk është e përçarë, janë tre personazhe që e duan këtë lloj situate për interesin e tyre personal. Është mision që do shkojë deri në fund, biznes personal i Bashës”, tha Bardhi.

Ndërsa gazetari Leonard Olli tha se nuk e sheh si një alternativë më Lulzim Bashën.

“Ka një ndarje reale. Është pjesa ku duhet të ulemi dhe të fokusojmë vëmendjen tonë. Deri në këtë moment me faktet dhe të dhënat e zgjedhjeve, duke që jo. A mund të jetë Basha, një alternativë tjetër? Këtë që sigurisht nuk e besoj, këtë e kam thënë edhe për zotin Berisha”, tha ai.  

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Besart Logu u ndal në procesin e riorganizimit të partisë.

“E rëndësishme si do nisë ky proces. Nëse do nisë nga lart poshtë, i bie do kemi garën për kryetar partie dhe më pas të gjitha organet e tjera. Apo do nisë nga poshtë lart që të nisë gara në qelizë më të vogël, për kreun e seksionit etj, më pas në zgjedhjen e organeve qendrore”, tha Logu.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen